Date of Award
Spring 3-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Gjatë viteve të fundit, sistemi për zbatimin dhe çertifikimin e menaxhimit të sigurisë së ushqimit është rritur ndjeshëm në mbarë botën, duke reflektuar rëndësinë që kanë këto standarde për disa sektorë dhe aktivitete. Bazuar në rishikimin e literaturës që kam hasur unë, ekziston një numër i madh i projekteve kërkimore të kryera në këtë fushë. Ky punim reflekton në atë që ne besojmë se është kontributi kryesor që e karakterizon sigurinë ushqimore dhe miratimin e sistemeve të menaxhimit nga kompani të ndryshme në mbarë botën. Në mënyrë më të detajuar, qëllimi im është që të sigurojë fakte të bazuara në njohuritë që kam, ndër të tjera, për çështjet e mëposhtme: - Çka është ISO 22000? - Cilat janë motivet që shtyjnë kompanitë për çertifikim me Standardin ISO 22000? - Cilat janë pengesat kryesore, vështirësitë dhe të metat për çertifikim me ISO 22000? - Cilat janë përfitimet dhe kostot që lidhen direkt me sistemin e menaxhimit të ushqimit zbatimit, çertifikimit dhe mirëmbajtjes? - Cilat janë perspektivat e evolucionit të tregut të sistemeve të menaxhimit të ushqimit? - Ndërtimi i një sistemi të menaxhimit për rastin e kompanisë së vogël Flexograf Sh.P.K. Ky punim për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore është përpiluar dhe zhvilluar konform kërkesave të standardit ISO 22000:2005. Përveç standardit të lartpërmendur, për zhvillimin dhe implementimin e sistemit në fjalë janë prekur edhe standardet me specifika teknike si: ISO 9001:2008, parimet HACCP, ISO 22004:2005, ISO 9011:2000, ISO 9004:2000, si dhe literaturat profesionale, shkencore dhe ligjore. Qëllimi i këtij punimi është njohja dhe përkrahja e bizneseve të vogla lidhur me rëndësinë që kanë këto standarde për zhvillimin, si dhe ofrimin e produkteve cilësore, të cilat janë vitale për qytetarët, pasi që cilësia e ushqimit të sigurt është e lidhur direkt me përditshmërinë e kualitetit të jetës në mbarë botën.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2790
Recommended Citation
Salihu, Diana, "SISTEMI PËR MENAXHIMIN E CILËSISË DHE SIGURISË USHQIMORE NË NDЁRMARRJET E VOGLA NË KOSOVË RAST I STUDIMIT: ISO 22000 NË FLEXOGRAF SH.P.K." (2014). Theses and Dissertations. 2299.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2299