Date of Award
Fall 9-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nazmi Pllana
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i aktivitetit ekonomik indërmarrjes Troftanë kushtet moderne të tregut iu ekspozohet rreziqeve të shumta. Për të siguruar kushtet e nevojshme për zhvillimin e kompanisë dhe mbijetesën e saj në treg është i domosdoshëm menaxhimi dhe organizimi i mirënë ndërmarrje,me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve të cilat paraqiten gjatë punës,prandaj për eliminimin e rreziqeve dhe zhvillimin e ndërmarrjes nevojiten informata specifike dhe të dobishme në kohën e duhur,të cilat informata sigurojnë menaxhmentin përndërmarrjen e veprimeve efikase. Shumica e këtij informacioni është krijuar në kontabilitet, dhe janë të paraqitura në pasqyrat financiare.Këto pasqyra financiare janë rezultati përfundimtar i procesit të kontabilitetit, dhe sigurojnë informata në lidhje me poziten financiaretë ndërmarrjes, përkatësisht përmes këtyre informatave vlerësojmëpërformancën e ndërmarrjes. Bazuar në pasqyrat financiare të paraqitura jam përpjekur për të analizuar dhe vlerësuar përformancën e biznesit apo pozicionin e tij financiar, dhe në këtë mënyrë të demonstroj rëndësinë e pasqyrave financiare për menaxhmentin e ndërmarrjes dhe të interesuarve tjerë. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të analizojmë informatat, dhe të dhënat e paraqitura në pasqyrat financiare të kompanisëTrofta duke përdorur treguesit financiare,në mënyrëqëtë kuptojmëperformancën aktuale të kompanisë si dhe identifikimin e rendit të zhvillimit të saj, pozitiv apo negativ. Të dhënat e marra nga analiza e pasqyrave financiare përdoren për marrjen e vendimeve afatshkurtra dheafatgjata në lidhje me ecurinë e ardhshme të kompanisë.
Ky punim përbëhet fillimisht prej shqyrtimit të literaturës, që paraqet percepcionin e autorëve të ndryshëm për koeficientët e ndryshëm që janë përdorur për të analizuar pasqyrat financiare, duke vazhduar pastaj me analizën e pasqyrave financiare dhe duke përfunduar me konkluzionet dhe rekomandimet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1991
Recommended Citation
Rrecaj, Shkumbin, "ANALIZA E PASQYRAVE FINANCIARE" (2014). Theses and Dissertations. 2395.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2395