Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Uragan Alija

Language

Albanian

Abstract

Një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen sot firmat apo kafiteritë në Kosovë ështëproblemi i identifikimit të faktorëve që ndikojnë te konsumatorët në përzgjedhjen e kafiterisë, aplikimi i strategjive të mirëfillta të marketingut të cilat do t’i shpinin ato drejtë sukseseve në biznes, në një kohë të konkurueshmërisë së lartë në biznes, të cilat shpesh bëhen pengesë e zhvillimit të kafiterive edhe kur ato kanë kapacitet dhe mundësi të zhvillimit.

Duke ditur se sot në Kosovë zhvillohet një sistem i jetës më dinamike, duke u shtuar numri i të punësuarve nga të dy gjinitë dhe cdo here duke u shtuar angazhimet individuale ne suaza rutinore, ka bërë që edhe stili i jetës të zhvillohet në një formë më ndryshe krahasuar me vitet e mëparshme. E tërë kjo ka bërë që edhe numri i kafiterive te rritet cdo ditë e më tepër duke ofruar alternativa te ndryshme per konsumatorët per të shfrytëzuar kohën e lirë në këto kafiteri me qëllime të ndryshme qofshin ato të dëfrimit, të ngrënies apo edhe për arsye biznesore.

Sot, Kosova karakterizohet nga mosha dhe mbizotërimi i bizneseve të vogla dhe të mesme, kryesisht, kurse ndërmarrjet e mëdha ende janë kryesisht në pronësi shoqërore, prandaj dhe për këtë arsye kërkohet që të gjenden strategji marketingu të cilat në afat kohorë të gjatë do të arrijnë të sigurojnë qëndrueshmëri të ndërmarrjeve prodhuese në tregun vendor dhe të krijojnë konsistencë në prodhim e cila pastaj do t’u garantonte depërtim në tregje të reja përmes zhvillimit të produkteve të reja ose diversifikimit të mundshëm të tyre.

Pikërisht përmes këtij studimi do të bëhet një analizë të gjendjes ekzistuese të njohjes së faktorëve që ndikojnë në përzgjedhjen e një kafiterie.

Në shqyrtimin e literaturës ndër faktorët kryesorëqë ky hulumtim i identifikon janë lokacioni, imazhi i markës, shërbimi ndaj klientit, konkurenca, dhe strategjia afatshkurte dhe afatgjate e marketingut. Së bashku këta faktorë janë ndër arsyet kryesore të suksesit të një biznesi.

Në anketimin e frekuentuesve të Lips-itështë parë një lidhje direkte mes faktorëve të lartëpërmendur dhe klientelës së Lips-it. Shumica e të anketuarëve thonë se janë klient të rregullt të Lips-it pasi që janë të kënaqur me shërbimet dhe e shohin si një markë të besueshme. Si rrjedhojë e kësaj klientët e Lips-it janë klientë të cilët janë të rregullt dhe do ta rekomandonin Lips-in tek familiarët apo shoqëria e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.2788

Included in

Business Commons

Share

COinS