Date of Award

Spring 5-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

“...ndërtesat lindin me qëllimin për t'u shërbyer njerëzve” Ndikimi që arkitektura ka në jetën e njerëzve në hapësirën në të cilën ata jetojnë dhe veprojnë është shumë i madh. Përveç ndikimit vizual e funksional, ky ndikim bartet edhe në pjesën më të rëndësishme, atë humane, mendore dhe psikologjike. Një filozofi e Dizajnit Arkitektural u shfaq në fillim të shek. XX, me pohimin se një ndërtesë duhet të ketë strukturë dhe plan që i përgjigjet kërkesave funksionale, të harmonizuara me ambientin e saj natyral dhe të formoj një tërësi intelektuale të qartë dhe të integruar. Forma, funksioni dhe konstruksioni janë tri elementet bazë mbi të cilat ndërtohet arkitektura në përgjithësi. Faktet kanë treguar se degradimi urban dhe mjedisor mund të ndalohet vetëm nëse kombinohen masa të natyrës urbanistike, ekonomike dhe ambientale të cilat krijojnë situata urbane të qëndrueshme dhe të balancuara. Në lokacion parashihet ridestinimi nga banimi individual në banim të mesëm kolektiv. Lagjet e reja të banimit paraqesin sfida sociale, ekonomike dhe ekologjike. Kjo temë trajton zhvillimin e fleksibilitetit hapësinorë si taktikë e shfrytëzimit racional të hapësirave dhe përshtatshmërisë për ndryshimet në strukturën familjare dhe kulturën e banimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.640

Included in

Architecture Commons

Share

COinS