Date of Award
Fall 10-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilia Kristo
Language
Albanian
Abstract
Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne. Në vendet e zhvilluara, por edhe në disa shtete në tranzicion turizmi është produkt i rëndësishëm dhe gjeneratorë i punësimit,përfshirë një gërshetim të gjërë dukurish dhe raportesh që lindin gjatë kohës së udhëtimit turistik, ndërsa në realizimin e tij futet thellë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin ekologjik, social dhe kulturor të jetës.
Edhe në Kosovë, turizmi është degë e rëndësishme ekonomike, ku marketingu ka ndikim shumë të rëndësishëm në funksionalizimin e saj.Pra, në këtë punim trajtohen konceptet e marketingut duke i parë ato në turizëm.
Në pjesën e parë të punimit kam shtjelluar turizmin e mirëfilltë në Botë, se si turizmi ndikoi në zhvillimin ekonomik, gjithashtu kam marrë një shembull të turizmit malor nga Shqipëria.
Pastaj, kam elaboruar rëndësinë e marketingut në turizëm, përkufizimi dhe kuptimi i destinacionit turistik, segmentimi i tregut turistik, elementet e marketingut miks në turizëm etj.
Pjesa tjetër vazhdon me karakteristikat që duhet ti ketë një vend turistik, peisazhin, kulturën e natyrën, strategjinë që duhet përdorur për një turizëm të mirëfilltë, rolin e Qeverisë në turizëm, evoluimi i punësimit dhe ndikimi i turizmit në zhvillimin ekonomik, dhe në fund të kësaj pjese janë prioritetet strategjike, përkatësisht plani i veprimit për të avancuar sektorin e turizmit.
Ndërsa, në pjesën e fundit janë karakteristikat që posedon Rugova, si vend turistik qëështë rast studimi në këtë tezë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2821
Recommended Citation
Shaqiri, Luljeta, "MARKETINGU I DESTINACIONIT TURISTIK-Rasti RUGOVA" (2014). Theses and Dissertations. 2315.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2315