Date of Award
Fall 10-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Uragan Alija
Language
Albanian
Abstract
Një punimi i Diplomës bachelor është një punim shkencorë, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar përmes të cilit student edhe simbolikisht i përfundon studimet, në rastin tim studimet themelore.
Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim ti përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore dhe që bashkë me një përmbajtje të plotë e bëjnë punimin sa më të plotë.
Në pjesën e parë jam përpjekur që të ofroj konceptet kyçe të marketingut në ndërmarrjet në ekonominë e tregut në Kosovë.
Më pas në vazhdim jam përpjekur të ofroj informata bazë lidhur me funksionet dhe strategjitë e marketingut të mundshme në dispozicion të ndërmarrjeve për vazhdimin dhe rritjen e suksesit afarist të kompanive.
Në pjesën pasuese të këtij punimi kamë paraqitur strukturën e një Plani Marketingu në një ndërmarrje dhe kriteret e ndërtimit të një plani marketingu për të realizuar objektivat e përcaktuara nga ndërmarrja.
Në kapitullin në vazhdim kamë paraqitur rëndësinë e Planit të Marketingut në afarizmin e ndërmarrjeve të cilat veprimtarinë e vet e zhvillojnë në Ekonominë e Tregut të cilën e karakterizon një shkallë e lartë e konkurrencës mes ndërmarrjeve.
Më pas kam paraqitur kam përshkruar rastin studimorë respektivisht Kompaninë Al-Trade duke përshkruar një historik të shkurtër lidhur me themelimin, rritjen dhe zhvillimin e kësaj ndërmarrje.
Pastaj në vazhdim kam paraqitur ecurinë e planifikimin, organizimit dhe rrjedhën e aktivitetit hulumtues të nevojshëm për të përgatitur këtë punim.
Në pjesën e parafundit kam përmbledhur të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi për ndërmarrjen e hulumtuar .
Dhe në pjesën përfundimtare kam ofruar konkluzionet për arritjen e qëllimit të këtij hulumtimi dhe kam ofruar rekomandimet për punë në të ardhmen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1987
Recommended Citation
Shala, Saranda, "NDËRTIMI DHE RËNDESIA E PLANIT TË MARKETINGUT NË NDËRMARRJE" (2014). Theses and Dissertations. 2399.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2399