Date of Award
Winter 12-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi i riskut është një fenomen i rëndësishëm në mbarëvajtjen e një aktiviteti ekonomik, me një menaxhim të mirë të riskut varet edhe suksesi i atij aktiviteti. Ndërkohë, Investimet e Huaja Direket janë një fenomen që ka pasur një zhvillim të hovshëm në vitet e fundit. Të nxitura nga ndryshimet teknologjik, konkurrenca globale dhe liberalizimi i tregjeve, investimet e huaja direkte luajnë një rol kyç në procesin e integrimit global ekonomik. Ato krijojnë efekte si në vendet pritëse ashtu dhe në ato investuese. Efektet në vendet pritëse kanë rëndësi ekonomike, politike dhe sociale që ato gjeneruar. Përfitimi i këtyre efekteve nuk vjen automatikisht por ndikohet nga realizimi i disa kushteve specifike. IHD-të sjellin kapitalin e nevojshëm, rritin produktivitetin e ekonomisë, ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja për tregti, rritin konkurrueshmërinë, ndikojnë në reduktimin e deficitit tregtar, rritin punësimin dhe mbi të gjitha ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Rritja e investimeve të huaja është objektiv kyç për zhvillimin ekonomik të një vendi dhe duhet të jetë prioritet strategjik i qeverive.
Përthithja e këtyre investimeve kërkon politika dhe strategji të mirë përcaktuara, përmirësime të vazhdueshme në kuadrin ligjor dhe institucional, stabilitet dhe rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësim dhe modernizim të infrastrukturës si dhe përmirësime në klimën për mjedisin e biznesit dhe investimeve. Suksesi i një investimi të huaj në një vend, është i ndërlidhur me efikasitetin e mënyrës së të menaxhuarit rrezikun që mund të shfaqet nga vendi pritës. Sfidat dhe sukseset tek Investimet e Huaja Direkte si tek çdo aktivitet tjetër ekonomik varen nga organizimi i mirëfilltë apo projekti investues, një punë e mirë këtë aspekt do të rezultonte në menaxhim të mirë të riskut.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1963
Recommended Citation
Shala, Kushtrim, "MENAXHIMI I RISKUT, LUHATJET NË KURSIN VALUTOR DHE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE" (2014). Theses and Dissertations. 2381.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2381