Date of Award

Fall 11-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Parashikimi është prognozë e dukurisë për të ardhmen. Modeli i thjeshtë linear më parë konsiderohet se është i përshtatshëm për të dhënat e serive kohore të parashikimit të cilat tregojnë një model të fortë linear me kalimin e kohës.Komponentët e përdorura për të bërë këto modele janë zakonisht të referuara si trend, faktorët sezonal, faktorët ciklikë dhe faktorë të rastit apo të mbetur.

Kredia përfshinë rishpërndarjen e mjeteve financiare me kalimin e kohës, ndërmjet një kredidhënësi dhe një kredimarrësi

Në Kosovë në fund të vitit 2012 bankat raportuan ulje të kërkesës për kredi nga ndërmarrjet, ndërsa rritje të kërkesës nga ekonomitë familjare. Po ashtu, bankat raportuan shtrëngim të standardeve dhe kritereve të aplikuara në procesin e kreditimit për të dyja kategoritë. Kreditë jo performuese u rritën, rritja është përqendruar në sektorin e korporatave, ndoshta duke pasqyruar një aktivitet ekonomik më të dobët.

Depozitat në Kosovë shënuan rritje konstante duke mos ndryshuar itensitetin e tyre, cilat në vitin 2013 arritën vlerën 2,314.1 milion euro, ku 70 përqind të tyre ishin depozita nga ekonomit familiare.

Mbi 50 përqind e kredive të lëshuara në vitin 2013 ishin të dhëna për tregti me shumicë e pakicë, 10 përiqnd për ndërtimtari, 9 përqind për sherbime e vetëm 4 përqind për bujqësi.

Sipas analizës nga modelet e parashikimit, nga modeli aditiv dhe multiplikativ parashikohet që në periudhat e ardhshme do të ketë një levizje të vogël rritëse si tek kredit e dhëna për biznese ashtu edhe për kredit për bujqësi e prodhim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1946

Included in

Business Commons

Share

COinS