Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Përdorimi i robotëve në industrinë e prodhimit e veçanërisht përdorimi i dorës robotike është rritur në masë të madhe për shkak të saktësisë së lartë dhe mundësisë së ripërsëritshmërisë së robotit. Dora robotike industriale ështe e dizajnuar për të imituar gamën e lëvizjeve të një krahu njerëzor. Janë të shumtë ata robot që përdoren në ditët e sotit në industri të ndryshme për kryerjen e detyrave më komplekse që kërkojnë precizitet të lartë dhe njëkohësisht që janë të rrezikshme për jetën e njeriut. Në këtë punim rëndësi të veçantë i është kushtuar robotëve “Kuka robot” dhe “Puma robot” duke filluar nga historiku i zhvillimit të tyre e deri te përshkrimi i karakteristikave të përgjithshme. Një ndryshim revolucionar në teknikat e prodhimit të fabrikës dhe në menaxhimin e njerëzve është parashikuar nga fundi i shekullit të njëzet. Çdo operacion duke filluar nga dizajni i produktit e deri te prodhimi, montimi dhe inspektimi i produktit, do të monitorohej dhe kontrollohej nga kompjutera dhe do të kryhej nga robotët industrial dhe sistemet inteligjente.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.220

Share

COinS