Date of Award

Spring 4-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Public Administration (MPA)

Department

Political Science

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Ky hulumtim ofron një qasje analitike ndaj asociacionit si formë organizimi në rastin e Kosovës. Pse janë të rëndësishme strukturat e organizuara siç është asociacioni? Pse 85 vende të botës po eksperimentojnë duke testuar forma të ndryshme të procesit të decentralizimit dhe ku qëndron rëndësia e asociacionit në këtë horizon diskutimi.

Pjesë e hulumtimit janë edhe praktika të ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë fuqizuar bashkëpunimin ndërkomunal nëpërmjet asociacionit. Më tej, shpjegohet se përse korrniza ligjore dhe operacionale e funksionimit të qeverisjes lokale duhet të ri-shikohet dhe ti hapet rruga reformës. Pavarësisht konstatimeve se korniza ligjore aktuale është bazuar në praktikat ndërkombëtare, konteksti lokal dhe mënyra aktuale e funksionimit tregon se sistemi i qeverisjes lokale duhet të kaloj në një reformë të plotë si mundësi për tu ofruar komunave qeverisje efikase dhe zhvillimore.

Më tej shpjegojmë pse Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe; Parimet e përgjithshme / Elementet Kryesore si marrëveshje ka rezultuar me një bllokadë të madhe politike dhe cilat janë qëndrimet e akterëve kryesorë në skenën politike ndaj kësaj çështjeje edhe pse Gjykata Kushtetuese tha fjalën e saj.

Si përfundim, hulumtimi ofron konkluzione për të gjitha dokumentet e shqyrtuara si dhe rekomandime strategjike të cilat ndihmojnë politikbërësit për vendimmarrje në shfrytëzimin e mundësive që ofron korniza ligjore e vendit, strukturat ekzistuese që ndihmojnë bashkëpunimin ndërkomunal si dhe një çasje kritike ndaj marrëveshjeve të Prishtinës me Beogradin ku një ndër pikat e kësaj marrëveshje është edhe krijimi i një asociacioni tjetër, atij të komunave ku dominon komuniteti serb në Kosovë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.20

Share

COinS