Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Language

Albanian

Abstract

Relizimi i kishës Notre Dame du Haut në Ronchamp, më 1955 nga arkitekti francez Le Corbusier, krijoi shumë diskutime dhe hamendje. Le Corbusier nuk kishte përdorur stilin e tij “maqina e kohës” siç pritej, përkundrazi me këtë objekt ai arriti kulmin e stilit të tij të vonshëm të ndërtimit. Surealismi u bë çelësi i tij. Polemikat kryesore ishin ato se çfarë po ndodh me artin në përgjithësi? Art pa rregulla? Çfarë arkitekture po krijohej? Po rregullat e modernës ku mbetën? Por Ronchamp si objekt nuk ishte i madh për tu shfrytëzuar si kishë! Bota po ndryshonte me hapa shumë të shpejt. Ishte e pamundur të përceptohej koncepti i projektimit të lirë dhe ikja nga rregullat e gjertanishme, si: nihilizmi*, objekte me ngurtësi të butë, pastas si rregulla bazë kishim pesë pikat e krijuara nga Le Corbusier, saqë edhe vetë Papa Pius XII ngjalli shumë debate dhe paknaqësi në lidhje më këtë objekt. [1] Pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas pranimit të shumë kritikave si ndaj arkitektit ashtu dhe ndaj gjithë stilit të modernës, nxitet një vetëpërgënjeshtrim heroik të cilin Le Corbusier do e shfaqë tek Ronchamp-i. Notre Dame du Haut, objekti ku arkitekti i then të gjitha parimet dhe çdo kriter të tij që e kishte deri në këtë periudhë, sikur kjo të mos mjaftonte, theu edhe rregullat të cilat kisha i mbante deri në atë kohë në lidhje me objektet fetare, si shembull parimi “strukturë shprehëse” nuk ishte i pranishëm, muret ishin të thjeshta, pa suvatim dhe të lëna vetëm me beton dhe krejtësisht të lira e jo “kështjella” siç pritej të shihej. Le Corbusier shprehet se “epoka jonë është e përcaktuar nga dita në ditë nga vetë stili i saj” [2] Pavarësisht besimit të arkitektit, ai arrin të bëjë një vepër madhështore e cila njihet si simbol i Vatikanit II dhe njëkohësisht i përmbushë të gjitha nevojat e një besimtari. Duke filluar nga ana funksionale, natyraliteti i materialeve, dhe duke e përmbyllur me një përfeksionizëm të ndriçimit. Përzgjedhja e materialit dhe format e kurbëzuara zgjuan shumë polemika si pozitive ashtu dhe negative. Një pjesë e njerzve e cilësuan si objekt me shije të ulët dhe të varfër. 2 Në bazë të kërkesave të klientit u gjykua si objekt me funksionalitet të arritur në mënyrë përfekte, jo vetëm nga famullia por edhe nga tërë Roma, përderisa një pjesë e arkitektëve e gjykonin për mungesë funksionaliteti, por pjesa tjeter e lartësoj anën funksionale të kishës. A do të thotë kjo që nëse materiali është beton, objekti do të krijoj ndjenja brutale? Le Corbusier krijoi “kitch”? Themeluesi i pesë pikave të modernës krijoi këtë objekt i cili nuk ka asnjë ndjenjë ndaj vetë modernës? Kush është Le Corbusier saktesisht tani? Këto ishin diskutimet kryesore që krijuan një zhurmë të madhe. Fuqishëm besohet që Le Corbusier u bazua në traditë dhe në religjion gjatë punimit të kishës, pa pasur kompromis me filozofinë e arkitekturës së deritanishme. Ai nuk e humbi bazën për të cilën ju kërkua të projektoj, por gjithësesi gjeti rrugë të tjera shprehëse. Ka qenë pjesë e arkitekturës së tij e gjitha, forma, materialet dhe e gjithë mënyra e organizimit të objektit, thjeshtë këtu e kemi një shfaqje të filozofisë arkitektonike të tij. Ky ishte Le Corbusier, një njeri i papërsëritshëm dhe i pazëvendësueshëm, regjistrues i jashtëzakonshëm i ngjarjeve historike, i dështimeve dhe rifillimeve ekzistenciale. * Latinisht: Nihil-asgjë. Refuzimi i të gjitha parimeve morale apo fetare si mjet i vetëm i ekzistimit të shoqërisë në progres.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.571

Included in

Architecture Commons

Share

COinS