Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Petrit Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Shekulli XXI ka hyrë si shekull ku popullsia urbane e ka kaluar atë rurale. Nevoja e lartë për banim ka dërguar në krijimin e qendrave dhe ndërtesave të dendura urbane, për më tepër banimi i lart dhe i dendur shihet sot si një nga qasjet për të arritur një arkitekturë të qëndrueshme, ku banimi, puna dhe shit-blerja bëhen në afërsi apo në një vend. Termi “ banimi hibdrid “ apo “ ndërtesat hibride “ ka qenë mjaftë aktual vitet e fundit, këto terme paraqesin struktura të afta për të strehuar programe të ndryshme, për të nxitur ndërveprimin e përdorimeve të ndryshme urbane dhe për të kombinuar aktivitetin privat dhe publik. Ato përfshijnë si kontekstin e qytetit ashtu edhe vetë arkitekturën, e cila karakterizohet nga një kompleksitet i lartë programatik. Ky punim do të shtjellojë hulumtimet, analizat dhe projektimin e një ndërtese hibride në qytetin e Podujevës. Do të flitet për një historik të shkurtër rreth ndërtesave hibride, zhvillimin e Podujevës në aspektin urban dhe social,benifitet të cilat do ti sjellë ky projekt qytetit të Podujevës etj. Objektivat kryesore të punës hulumtuese të paraqitura në këtë punim janë kryesisht eksplorimi i zgjidhjeve urbanistike të ndërtesave hibride në qytetet bashkëkohore, të cilat janë shembujë të shquar të identitetit ekspresiv, arkitektonik dhe emocional, po ashtu literatura dhe informacionet nga institucionet e ndryshme të vendit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.543
Recommended Citation
Dema, Blend, "PROJEKTIMI I KOMPLEKSIT HIBRID – BANIMOR, AFARIST, ADMINISTRATIV" (2017). Theses and Dissertations. 565.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/565