Date of Award

Fall 9-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Tregtia elektronike po shfaqet si një mënyrë e re për të ndihmuar bizneset për të rritur konkurueshmërine dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit.

Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar kontekstin kosovar të telemarketingut si lëmi e marketingut përgjithësisht në mbarëvajtjen e proceseve ekonomike dhe vet ekonomisë, të cilën po jetojmë. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një ekonomi rrjedhimisht ndërmarrjet biznesore të jenë në nivelin më të lartë të zhvillimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat e promovimit të përfshijnë telemarketingun dhe të jenë tejet profesionale dhe funksionale në nivelin më të lartë të mundshëm.

Temën e kam trajtuar në këndvështrimin e dallimeve funksionale mes marketingut tradicional dhe telemarketingut, si aktivitet me dinamikë të shtuar në Kosovë viteve të fundit. Përmes këtij punimi, kam bërë trajtimin e telemarketingut kryesisht në funksion të shitjes online, zgjerimit të tregut dhe modelet e ndryshme të telemarketingut që aplikohen anembanë botës. Sfidat janë të shumta, ndërsa kufizimet në këtë punim konsistojnë në problematikën e qasjes në të dhënat e kompanive të telemarketingut, si dhe në mungesën e studimeve të mëhershme mbi këtë fushë. Fakti se telemarketingu për mjedisin tonë në Kosovë është relativisht i ri, duke qenë një shoqëri deri në një masë konservatore e bën edhe më të vështirë pranimin e modeleve të reja promocionale, në këtë rast telemarketingun.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1926

Included in

Business Commons

Share

COinS