Date of Award

Winter 2-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Ardian Emini

Language

Albanian

Abstract

Roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është që në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të vendosen kontestet juridike që asaj i paraqiten nga shtetet dhe për të dhënë mendime këshillimore për çështje ligjore që i referohen asaj nga organet kompetente të Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara. Meqenëse, Vendimet e GJND-së janë objekt studimi në këtë punim diplome, nëpërmjet shpjegimeve nga ana juridike, duke i argumentuar ato me rastet konkrete të vendimeve që ka marrë kjo Gjykatë, e bëjnë më specifik dhe të veçantë këtë punim.

Kushtet e rendit të ri botëror të cilat u shfaqën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, i komplikuan prioritetet e mëparshme lidhur me përdorimin e forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Preokupim i periudhës pas vitit 1945 ishte që të parandalohen luftërat ndërkombëtare ndërmjet dy apo më shumë shteteve, dhe në veçanti të atyre ndërmjet shteteve të mëdha.

E drejta ndërkombëtare sipas Kartës së OKB-së, dhe domosdoshmëria e “intervenimit humanitar” të NATO-s në Kosovë, duke u vënë përpara një zhvillimi të ri të rendit botëror, përveç arsyetimit për këtë intervenim, mund të thuhet se ai ndryshoi politikën ndërkombëtare dhe shënoi një fillim të ri në planin ndërkombëtar, duke u bërë model i intervenimit humanitar.(Burim i së drejtës).

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.359

Included in

Law Commons

Share

COinS