Date of Award

Summer 7-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Në Kosovë auditimi është diçka e re,vetëm pas vitit 1999 me ardhjen e Unmikut pas luftës së fundit me regjimin serb ka filluar të vehen bazat e para rreth auditimit.Vitet e fundit në Kosovë, profesioni i auditimit ka pësuar një zhvillim të shpejt.Si auditor në Kosovë është e rëndësishme të punohet shumë për të aplikuar teknikat moderne të auditimit sipas standardeve ndërkombtare.Çështja kyçe në sjelljen e auditimit modern në Kosovë është që të hiqet të asociuarit e auditimit me konceptin e vjetër të inspektimit, që ishte një kontroll i kryer nga autoritetet e jashtme.

Në vend të kësaj, menaxherët duhet të konsiderojnë auditorin si partner që do të ndihmoj menaxhmentin të reduktoj rreziqet me të cilat përballen ata dhe i cili do të ofroj siguri të arsyeshme se si një organizatë do të mund të funksiononte në mënyrë me efektive, efikase dhe ekonomike.Të qenit partner, nënkupton bashkëpunimin e ngushtë me menaxhmentin në secilën fazë të aktivitetit të auditimit,duke filluar nga takimet hyrëse me menaxhmentin e nëpër secilën fazë të planifikimit dhe kryerjes së auditimit, raportimit të rezultateve dhe përcjelljes së rekomandimeve.

Auditimi modern ka evoluar si vegël e menaxhmentit për të shtuar vlerën jo vetëm me raportimin e fakteve,por duke parandaluar gabimet,identifikon fushat për përmirsim dhe praktikon praktika më të mira për menaxhim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1942

Included in

Business Commons

Share

COinS