Date of Award

Fall 11-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Sjellja organizative është një fushë e specializuar e menaxhimit që merret me njerëzit punonjës, strukturat organizative, motivimin, lidershipin, etikën, rregulloret dhe komunikimin dhe të gjitha relacionet e mundshme të pjesëtarëve të një organizate. Sjellja organizative kryesisht është pjesë e kulturës organizative dhe si e tillë përcakton dhe mbulon temat kryesore të : motivimit, sjelljes, udhëheqjes dhe pushtetit, komunikimit interpersonal, strukturës së grupit dhe procesin e të mësuarit, zhvillimin, qëndrimin dhe perceptimin, procesin e ndryshimit, konfliktin, dizajnin e punës dhe punën pa stres. Menaxhimi i ndryshimit përfshin planifikimin e menduar mirë dhe zbatim të ndjeshëm, dhe mbi të gjitha, konsultimin dhe përfshirjen e njerëzve të prekur nga ndryshimet. Nëse ndryshimet u imponohen njerëzve, normalisht që do të lindin probleme. Ndryshimi duhet të jetë real, i arritshëm dhe i matshëm. Këto aspekte janë veçanërisht të rëndësishme për menaxhimin e ndryshimit personal.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1905

Included in

Business Commons

Share

COinS