Date of Award

Fall 11-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Banush Shyqeriu

Language

Albanian

Abstract

Lufta e fundit në Kosovë ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme për historinë e popullit tonë dhe ende janë prezente plagët shpirtërore tek secili që ka qenë pjesë e saj. Ende nuk dihet asgjë për fatin e 1750 personave të cilët konsiderohen të zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për ta, ku edhe pas 16 viteve familjarët nuk dinë asgje për fatin e më të dashurve të tyre. Ende nuk ka asgjë e cila ndoshta edhe në mënyrë simbolike apo edhe një hapësirë të veçantë ku do të mund të tregohej më së miri kjo pjesë e historisë tonë. Në Kosovë mungon një muze i cili do të shfaqte më së miri ketë enigmë si njëra ndër ngjarjet më tragjike të popullit tonë. Muzeu për të zhdukur ka për qëllim ruajtjen e historisë dhe tragjedisë së popullit tonë e cila do të arkivohej në memorien e secilit nga mënyra e përjetimit të ngjarjve të cilat do të shfaqen në të. Si njëra ndër qytetet më të prekura nga kjo ngjarje është qyteti i Gjakovës ku më 27 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Mejë janë ndarë nga kolonat dhe janë zhdukur 377 njerëz të gjinisë mashkullore dhe në pergjithësi 500 njerëz të zhdukur në tërë Kosovën brenda vetëm një ore, ngjarje kjo e cilësuar si dita më e kobshme për Kosovën dhe për nder të tyre, 27 prilli është dita kombëtare e të pagjeturve të Kosovës. Ky projekt ka për qëllim ekspozimin e mbetjeve të luftës, veshjeve, fotografive edhe gjërave të tjera të cilat do të shfaqnin një pasqyrë reale të asaj se çfarë ka ndodhur në vendin tonë, ku lokacioni i Qabratit në Gjakovë shihet si pjesa më e përshtatshme për realizimin e projektit, në të cilin vend gjenden varrezat dhe eshnorja dhe nga i cili vend mund të shihet fshati Mejë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.875

Included in

Architecture Commons

Share

COinS