Date of Award

Fall 11-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Afrim Loku

Language

Albanian

Abstract

Nisur nga fakti se punësimi është një nga problemet shqetësuese imediate për Kosovën, në vitet e fundit, krijimi i vendeve të reja të punës në sektorin publik dhe privat ka qenë në nivele të ultë, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Prandaj si e tillë, Qeverisë së vendit do t’iu duhej që synim kryesorë të kenë përmirësimin e indikatorëve të punësimit duke përpunuar politika më efikase.

Duke pasur parasysh se punësimi në përgjithësi është një sfidë komplekse, hapja e vendeve të reja të punës është një fenomen multisektorial, që përfshin politika makroekonomike, politika të favorshme për biznesin, politika arsimore, politika sociale, etj.

Përmes këtij punimi jam munduar që të paraqes një gjendje reale në lidhje me çështjet e punës, punësimit dhe papunësisë në Kosovë si dhe të trajtoj politikat që lidhen me zhvillimet e tregut të punës. Edhe pse interesimi im ishte që të bëhej një analizë e këtyre të dhënave për periudhat e fundit, pra vitet 2011/2012/2013, por për vitin 2011 nuk ishin të publikuar të dhënat që ne kërkonim. Kjo edhe na vështirësonte punët për analiza më të thukëta, prandaj morëm për bazë vitet 2007/2008/2009, vite këto, ku të gjitha të dhënat që në kërkonim ishin të publikuara nga ASK. Duhet mos harruar se çështja e papunësisë është një çështje shumë e ndjeshme për të gjitha ekonomitë, dhe shtjellimin e një çështje të tillë e kam bërë me shumë përkushtim. Ky punim akoma më i ndjeshëm do të bëhet kur do të paraqesim tabela të ndryshme të cilat tregojnë një gjendje dëshpëruese, ku pjesa më e madhe e prekur nga papunësia janë kryesisht të rinjtë.

Papunësia, veçanërisht afatgjatë dhe e pashpresë, si urbane dhe rurale, e veçanërisht me nivelet alarmante të saj mes brezit të ri, përbën kërcënim serioz social dhe një barrierë për zhvillimin e vendit. Duke u bazuar në të dhënat demografike të analizuara deri në vitin 2008, vërejmë se vendi është manifestuar me shtim të popullsisë nga viti në vite. Të njëjtat të dhëna na tregojnë se mbi 60% e popullsisë kosovare janë në moshë pune, prandaj me të drejtë konkludohet se është imediate ndërhyrja shtetërore përmes arterieve të saj për të zbutur këtë gjendje ekzistuese, ku me shtimin e popullsisë po shtohet edhe papunësia, raport ky që gjithmonë duhet të qëndrojë në raport të zhdrejtë me njëra-tjetrën.

Krejt në fund mendoj se, përderisa detyrë dhe obligim i secilës qeveri është të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit, një angazhim më i theksuar në këtë drejtim do të eliminonte edhe problemet e papunësisë. Rritja e ritmeve të rritjes ekonomike njëkohësisht synon edhe krijimin e mjaftueshëm të vendeve të reja të punës, përballon me mundësia punësimi shtesën demografike të popullsisë dhe për më tepër edhe për të filluar të ndikojë në kthimin e një pjesë të emigrantëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1943

Included in

Business Commons

Share

COinS