Date of Award
Winter 12-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Në temë shtrohen problemet në procesin e sistemit të prokurimit publik në Kosovë si dhe në përpjekjet e ndryshimit të sistemit nga prokurimi klasik në nisjen e aplikimit të prokurimit elektronik, duke u mbështetur nga ajo që pothuajse në gjitha vendet e tjera ky aplikacion është në përdorim. Përdorimi i platformës së prokurimit elektronik bën punën më të thjeshtë , më të shpjetë dhe më efikase. Të gjitha shtetet antare të BE-së aplikojnë sistemin sipas direktivave 2004/17 dhe 2004/18, poashtu edhe vendet e rajonit aplikojn proceset e prokurimit përmes platformës elektronike si rrugë më e shpejtë dhe më transparente. Prokurimi publik është proces për shfrytëzimin e mjeteve publike në mënyrë sa më efikase për përmbushjen e nevojave qeveritare dhe institucioneve tjera nga sektori privat e ku përfshihen të gjitha blerjet e mallrave, shërbimeve dhe punëve, përmes kontratave mes shitësit dhe blerësit, pa marrë parasysh vlerën e projektit. Institucionet publike shpenzojnë me miliona euro në vit , mjete këto të tatimpagueseve, përmes procedurave të prokurimit për përmbushjen e nevojave me mallra , shërbime dhe prokurime tjera. Për t’u arritur vlera e parasë, proceset e prokurimit duhet menaxhuar në mënyrë efektive dhe efikase.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.2835
Recommended Citation
Sadiku, Naxhie, "PËRDORIMI I PRAKTIKAVE TË PROKURIMIT ELEKTRONIK NË EVROPËN JUGLINDORE PËR KOSOVËN" (2012). Theses and Dissertations. 2421.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2421