Date of Award

Fall 10-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Fatos Maxhuni

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për synim ofrimin e një zgjidhjeje unike për realizimin e sistemit për menaxhimin e bibliotekës, duke arritur këtë përmes ofrimit të një ndërfaqeje të ueb-it si produkt përfundimtar. Në aspektin teknik përdoren teknikat e avancuara të programimit të orientuar në objekte (OOP), siç janë trashëgimia dhe polimorfizmi. Kjo praktike përcillet përgjithësisht si në nivelin e bazës së të dhënave në Oracle, ashtu edhe në nivelin e programimit në kornizën .NET. Përveç principeve të programimit OOP, përdoren edhe modelet e praktikave të mira në lëmin e arkitekturës softuerike siç janë: enkapsulimi, shtresëzimi dhe repository. Projekti përgjithësisht përbëhet nga: baza e të dhënave që përfshinë tabelat së bashku me tipet UDT-ve (ang. User Defined Types) në Oracle; mapimi i UDT-ve me objekte në një modul të veçantë në kornizën .NET; implementimi i një modeli Repository që realizon operacionet me bazën e të dhënave; dhe në fund mbi këto ngritët ndërfaqja e ueb-it e zhvilluar në ASP.NET. Projekti si i tillë është gjithashtu i përshtatshëm për zgjerim te mëtutjeshëm. Përveç zgjidhjes që ofrohet, përparësi tjera me rendësi të këtij punimi janë edhe njohuritë që ofrohen në lidhje me përdorimin e kornizës ODP.NET e cila shërben si një urë ndërlidhëse në mes të bazës së të dhënave në Oracle dhe kornizës .NET. Njohuritë nga ky projekt mund të shërbejnë për projekte të ngjashme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1960

Included in

Business Commons

Share

COinS