Date of Award
Fall 9-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Marketingu në internet dhe shërbimet elektronike konsiderohen si fushat më të reja të kërkimit të cilat paraqesin një rëndësi strategjike për bizneset që kanë drejtuar përpjekjet e tyre drejt tregut elektronik. Studimet kanë treguar se sjellja e konsumatorëve online ndryshon (në disa aspekte të rëndesishme) nga sjellja e konsumatorëve në tregun tradicional. Nga ana tjetër manaxheret duket të kenë një kuptim të mirë të nevojave të konsumatorëve për t’i përmbushur ato në mënyrë efektive dhe efiçiente në mjedisin elektronik. Cilësia e shërbimeve elektronike është një koncept mjaft i diskutuar sidomos vitet e fundit. Ajo është përkufizuar si shkalla në të cilën, një ëebsite lehtëson apo ndihmon procesin e blerjes (duke e bërë atë sa më efektiv dhe eficient) dhe shpërndarjen e produkteve apo shërbimeve. Cilësia e shërbimeve elektronike është nje tregues i fuqishëm i kënaqesise konsumatore ne website . Është pikërisht ajo që bën diferencen midis nje website-i cilësor dhe një website-i jocilësor (nga këndveshtrimi konsumator), që lehtëson procesin e afrimit të konsumatorëve me bizneset dhe ndikon në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhenieve në afat të gjatë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1947
Recommended Citation
Gashi, Hana, "NDIKIMI I INTERNETIT NË MARKETING" (2015). Theses and Dissertations. 2374.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2374