Date of Award
Winter 1-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Kreditë joperformuese po rriten per shkak te ngadalesimit te procesit të kredidhënies dhe shtrëngimit të standardeve duke bërë krahsimin nëpër vitet e fundit ku normat e kredive joperformuese ne vitin 2012 ishin 6.5% ndersa ne vitin 2010 kane qenë 5.9%. Sa I përket kredive joperformuese ka ndikim të dyanshëm me rritjen e numrit të bankave mund të zvoglohet analizimi i gjendjes financiare te klientëve pasi qëllim është rritja e procesit të kredidhënies, kurse në aspektin pozitiv rritja e numrit të bankave mund të ndikojë në uljen e normave të interesit alternativë kjo e cila rrit gjasat që klientet të performojnë më mirë ndaj obligimit të tyre.
Arsyeja e kësaj teme është për shkak se Kosova mbas luftës ka qenë vend në tranzicion dhe ka ndikuar qe bankat gjatë asaj periudhe kanë pasur numër më të madh të klientëve për shkak të rindërtimeve pas luftës por me kalimin e më shumë se një dekade procesi i kredidhënies ka pësuar rënie gjë kjo e cila ndikon në rritjen e kredive joperformuese.
Kryesisht bankat komerciale mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi,sidomos në një vend që është prekur nga tranzicioni dhe ka kaluar nëpër periudhën e shkatërrimit industrial në kohë lufte. Një problem tjetër që përballen bankat e Kosovës është rreziku nga financimi I bizneseve pasi ekziston mjedis jo I favorshëm për bizneset ekzistuese aq më pak për ndërmarrësit e rinj,ku këtu rezultojn gjasat e riskut për kthimin e mjeteve.
Pra,në ekonomine kosovare përkatësisht në ndërmarrjet e vendit me ekonomi të pazhvilluar normat e larta të interesit janë ndër faktorët kyq që ka ndikim negative në rritjen e kredive joperformuese. Kjo gjendje në të cilat ndodhen bakat komerciale mund të rregullohet me anë të politikave të Bankës Qendrore të Kosovës e cila mund të ndikojë në uljen e normave të interesit, me rritjen e konkurrencës në sektorin bankar nëpërmjet lincensimit të bankave të huaja që plotësojnë kriteret.
Me qëllim të realizimit sa më efikas të këtij punimi të diplomës një rëndësi të vecantë do ti kushtoj qasjes në kërkimin dhe analizimin e raporteve të Bankës Qendrore me personat përgjegjës për të gjitha vonesat dhe kreditë joperformuese që ekzistojnë në bankat komerciale. Hulumtimet e tjera do ti nxjerr nga literature shkencore Kosovare dhe Ndërkombëtare,si dhe do ti shfrytëzoj edhe publikimet në internet nga ekspertët e ekonomisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1937
Recommended Citation
Gashi, Ermira, "SISTEMI BANKAR DHE NIVELI I KREDIVE JOPERFORMUESE NË KOSOVË" (2015). Theses and Dissertations. 2352.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2352