Date of Award

Summer 7-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Punimi im i Diplomës ka pasur si qëllim studimin e periudhave të arkitekturës klasike deri tek ato moderne dhe bashkëkohore në projektimin e vilave. Ka qenë ndërthurja e elementeve teorike dhe praktike që nga periudhat e hershme kur kan filluar të marrin formë si objekte arkitektonike e deri tek periudhat e vonshme në ndërtimin e tyre. Së pari kam analizuar format e hershme arkitektonike dhe funksionin e pastaj zhvillimin e këtyre formave dhe diferencat ndërmjet vilave të kohës së hershme dhe atyre të kohës bashkëkohore. Dallimet e tyre si nga ana arkitektonike, poashtu dhe nga ana funksionale. Çfarë i ka paraprirë këtyre ndryshimeve dhe përse, cila ishte arsyeja. Së dyti kam analizuar lokacionin-terrenin si dhe zonën klimatike se ku janë ndërtuar këto objekte. Në këtë rast vie në përfundim se këto luajnë rol të madh si në zgjidhjen funksionale poashtu dhe estetike varësisht nga lokacioni dhe klima se ku janë paraparë për ndërtim vilat, sepse lokacioni-terreni e percakton zgjidhjen arkitektonike (në rastin tim Vilë Liqeni). Së treti në materializimin e këtyre objekteve e se çka ndikon, dhe si përfundim kam nxjerrur se materializimi i tyre duhet të jetë kontinuitet i mjedisit që e rrethon, që të mos duket si diçka që ka mbirë nga hiqi. Në këtë rast objekti të bashkëveprojë dhe të jetë ndërthurje e ambientit të jashtëm me vetë natyrën e objektit, por dhe ambienti i jashtëm aty ku ka mundësi të inkorporohet edhe brenda tij. E fundit por jo më pak e rëndësishme ka qenë pas gjithë analizave të bëra përzgjedhja e formës ideale, ku në secilin rast jam diktuar nga vetë lokacioni të cilin une kam përzgjedhur ta projektoj – rasti i një vile liqeni. Duke u nisur nga vetë lokacioni, formës së objektit i ka paraprirë zgjidhja sa më adekuate e funksioneve të vilës si dhe shpërndarja e tyre në proporcion me hapësirën se ku kam planifikuar ta projektoj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.862

Included in

Architecture Commons

Share

COinS