Date of Award
Fall 9-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Në ditët e sotme inovacioni konsiderohet si faktor kyç për ti mbijetuar konkurrencës dhe progresit nacional. Mbi të gjitha inovacioni është i rëndësishëm në adresimin e sfidave globale siç janë ndryshimi klimatik dhe zhvillimet substanciale.
Fillet e inovacionit kanë ekzistuar shumë kohë më parë mirëpo individët nuk kanë qenë në dijeni për të. Roli i inovacionit dhe rëndësia e tij në ndryshimet ekonomike dhe sociale ka evoluar ndër vite dhe secila disiplinë ka pasur pikëpamje të ndryshme lidhur me çështjen e inovacionit .
Në funksionimin e kompanive është e rëndësishme të identifikohet se a është kultura menaxheriale e cila determinon inovacionin apo inovacioni është ai që determinon kulturën menaxheriale brenda kompanisë. Të dyja këto çështje janë të ndërlidhura njëra me tjetrën sepse ato nuk mund të funksionojnë si të vetme pa ekzistencën e tjetrës, edhe nëse je një individ me një ide përsëri duhet të menaxhosh imputet për realizimin e saj.
Në këtë studim është përdorur një përzierje e metodave kualitative dhe kuantitative të hulumtimit. Përmes shqyrtimit kritik dhe kualitativ të literaturës është krijuar një bazë teorike e ndërlidhur me problematikën e temës së hulumtimit e cila është shfrytëzuar disa herë gjatë hulumtimit dhe gjatë procesit të shkrimit të temës. Pjesa kuantitative e hulumtimit është bazuar në intervista ku janë shfrytëzuar pyetësor me pyetje konkrete dhe kritike, të ndërlidhura me problematikën e studimit.
Derisa me anë të hulumtimit kualitativ është arritur të krijohet bazamenti mbi të cilin është bazuar i tërë hulumtimi, pjesa kuantitative e hulumtimit është përdorur si element mbështetës dhe verifikues i hipotezave të ngritura në këtë temë. Konkretisht përmes hulumtimit kuantitativ janë nxjerrë në pah përparësitë dhe mangësitë e menaxhmentit për të krijuar një klimë inovative brenda kompanisë. Të dy format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të parashtruara të temës dhe konkludojnë se edhe marrja adekuate e vendimeve për mënyrën e përmirësimit të aftësive profesionale menaxheriale në kompanitë e hulumtuara mungon. Të gjeturat e këtij hulumtimi e arsyetojnë nevojën për krijimin e lehtësirave në këtë drejtim duke ofruar një mjet mbështetës të vendimmarrjes, i cili pos të tjerash do të ndikoj edhe në formën se si vendim-marrësit në këto kompani e perceptojnë problemin dhe ndikojnë në shtytjen dhe motivimin e punonjësve për të krijuar diçka të re.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1957
Recommended Citation
Mehmeti, Kaltrina, "BARRIERAT PËR INOVACION DHE KULTURA MENAXHERIALE" (2015). Theses and Dissertations. 2380.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2380