Date of Award

Fall 10-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ermal Lubishtani

Language

Albanian

Abstract

Tema e diplomës është bazuar në shqyrtim të literaturës, metodologji, rezultatet nga të dhënat primare dhe sekondare, diskutime dhe përfundime. Është një punim i cili tenton të shpjegojë më mirë gjendjen e Kosovës në këto vitet e pasluftës, tek aktivitetet monetare dhe financiare. Fokusi kryesorë është pas vitit 2002 me ndryshimin e monëdhës nga marka gjermane në euro, nga kjo situate është shfaqur tema e euroizimit. Euroizimi është një temë mjaft komplekse nga e cila kuptojmë një vazhdimësi të pikëpamjeve mbi kursin e këmbimit. Mund të kemi në vitet në vijim një monedhë të përbashkët për një stabilitet makroekonomik të vendeve që përdorin euron. Vendet me një stabilitet ekonomik mund ta kenë më të lehtë ndryshimin e monëdhes së vendit të tyre. Politikat monetare është celësi i një rrugëtimi të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik të shtetit. Shumica e shteteve kane përfituar nga hyrja në BE, për shkak të ndihmave të ndryshme dhe realizimin e projekteve të mëdha me marrjen e kredive me norma të ulëta të interesit. Vendet në tranzicion duhet të kenë një mbështetje të madhe për të ri-ndërtuar dëmet e pësuara dhe shumica e tyre kanë zgjedhur hyrjen në BE. Ballkani perëndimorë mund të ketë një bashkëpunim shumë të suksesshëm për të arritur të gjitha vendet. Përfitimet potenciale përfshijnë kostot e transaksionit të ulëta dhe normat e ulëta të interesit. Përparësitë pozitive neto rritet për vendet që janë në eurozonë ose përdorin një monedhë të vetme. Përfitimet nga euroizimi janë të bazuara ose subject i verifikuar empiric nga cdo e dhënë. Vendet e vogla mund të jenë përfitueset më të mëdha të euroizimit ose ato që dëshirojnë ti bashkohen eurozonës duke minimizuar zhvendosjen e burimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1923

Included in

Business Commons

Share

COinS