Date of Award
Winter 1-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë të diplomës trajtohet roli i Menaxhimit të Operacioneve në ndërmarrje. Në fillim janë shpjeguar konceptet kryesore në MO, dizajnimi i produktit apo shërbimit, dizajnimi i procesit dhe dizajnimi i rrjetit të bizneseve. Pastaj janë shpjeguar planifikimi dhe kontrolli në ndërmarrje, kemi cekur edhe planifikimin dhe kontrollimin e kapacitetit dhe inventarit. Dhe në fund të shqyrtimit të literaturës është shtjelluar menaxhimin e kualitetit, menaxhimin e resurseve njerëzore, menaxhimin e riskut, menaxhimin e projekteve dhe menaxhimin e parashikimeve, subjekt i cili është shumë pak i shtjelluar nga ekonomistët shqiptare.
Menaxhimi i operacioneve është i rëndësishëm si në ndërmarrje të mëdha, në ato të mesmet ashtu edhe në të voglat. Për ta thjeshtuar dhe për ta bërë këtë hulumtim të trajtës së nivelit të studimit, ky punim në vazhdim do të kufizohet në aplikimin e koncepteve të menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje. Studimi është kryesisht kualitativ i mbështetur në hulumtim të literaturës dhe në formulimin dhe argumentimin e hipotezave të ndërlidhura. Pa marre parasysh madhësinë tyre, të gjitha kompanitë kanë nevoje të prodhojnë produktet dhe shërbimet në mënyre efektive dhe efecientë. Sidoqoftë në praktik aplikimi i koncepteve të menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje të vogla apo të mesme ka disa vështirësi. Kjo temë i shtjellon disa nga vështirësitë dhe jep disa rekomandime se si ato vështirësi mund të tejkalohen.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1972
Recommended Citation
Metaj, Marigona, "APLIKIMI I KONCEPTEVE TЁ MENAXHIMIT TЁ OPERACIONEVE NЁ NDЁRMARRJE" (2015). Theses and Dissertations. 2386.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2386