Date of Award
Summer 8-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Ky punim ka për qëllim të tregojë rolin dhe rëndësinë e komunikimit në menaxhimin e organizatave, me theks të veçantë në raportin midis udhëheqësve dhe vartësve.
Rëndësia e komunikimit qëndron në faktin se ai përdoret për të lehtësuar procesin e kryerjes së punëve të përditshme.
Trungu i këtij punimi sjell dëshmi dhe përvoja mbi linjëveprimin e aplikuar të komunikimit në disa organizata, të cilat janë të dallueshme mes vete për nga fushëveprimtaria, madhësia, karakteri dhe struktura e brendshme, të cilat aplikojnë komunikimin në mënyra të ndryshme. Kjo veçori i bën ato si raste ideale për ti krahasuar aty ku linjëveprimi i tyre është i ngjashëm, dhe të kontrastueshme aty ku përvojat dhe metodat e aplikuara janë të ndryshme.
Komunikimi në menaxhimin e një organizate ka të bëjë më shumë me krijimin e kanaleve të komunikimit vertikal dhe horizontal, zgjedhjen e gjuhës dhe tonit të përshtatshëm, teknologjisë së komunikimit, e kështu me radhë. Komunikimi tradicionalisht është shikuar si transmetim informatash të drejtuara nga udhëheqësi te vartësi në formë urdhëri, gjë që ende mbetet si relikt i trashëguar nga sistemi i kaluar, që në brendinë e këtij punimi diplome reflektohet përmes një organizate shtetërore ku ende shihen elemente të këtij lloji të komunikimit. Përmes rasteve konkrete është shpalosur edhe metoda e avancuar bashkëkohëse e komunikimit, që del të jetë shumë më e pranueshme, pavarësisht barrierave gjuhësore (prania e multietnicitetit), që njëkohësisht e bën këtë shkrim akademik shumëdimensional dhe të trajtuar nga këndvështrime të ndryshme.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar efikasitetit të komunikimit dhe shpalosjes së rëndësisë që ai bartë në procesin menaxhues, respektivisht se si përdoret gjuha dhe teknikat e komunikimit për të gjeneruar performancë më të kënaqshme në kuadër të menaxhimit të një organizate.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1974
Recommended Citation
Ademaj, Medlina, "RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT NË MENAXHIMIN E PERSONELIT" (2014). Theses and Dissertations. 2384.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2384