Date of Award

Winter 12-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë temë të diplomës trajtohet roli i Menaxhimit të Operacioneve në ndërmarrje. Në fillim janë shpjeguar perspektivat kryesore në MO, Produktiviteti, Efektiviteti , Efiçienca, përgjegjësitë social, aspektet ekonomike dhe standardet. Pastaj janë shpjeguar strategjia dhe performanca në ndërmarrje, kemi cekur edhe formulimin e strategjisë sipas metodologjisë Hill.

Menaxhimi i operacioneve është i rëndësishëm si në ndërmarrje të mëdha, në ato të mesmet ashtu edhe në të voglat. Për ta thjeshtuar dhe për ta bërë këtë hulumtim të trajtës së nivelit të studimit, ky punim në vazhdim do të kufizohet në aplikimin e perspektivës të menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Studimi është kryesisht kualitativ i mbështetur në hulumtim të literaturës dhe në formulimin dhe argumentimin e hipotezave të ndërlidhura. Ndërsa të gjeturat janë mbështetur me dy raste të studimit të cilat janë realizuar në tri NVM në Kosovë. Më tutje është bërë krahasimi i aplikimit të perspektivave në NVM-të e hulumtuara me aplikimin e perspektivave të Menaxhimit të Operacioneve (MO) në aspektin teorik. Pa marre parasysh madhësinë e tyre, të gjitha kompanitë kanë nevoje të prodhojnë produktet dhe shërbimet në mënyre efektive dhe efecientë. Kjo nënkupton se aplikimi i perspektivave të MO duhet të realizohet sipas kërkesave të proceseve të nevojshme për të krijuar ato produkte dhe shërbime. Sidoqoftë në praktikë aplikimi i perspektivave të menaxhimit të operacioneve në ndërmarrje të vogla apo të mesme ka disa vështirësi. Vështirësitë e tilla janë më të shprehura në Kosovë. Kjo temë i shtjellon disa nga vështirësitë dhe jep disa rekomandime se si ato vështirësi mund të minimizohen eventualisht të tejkalohen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1997

Included in

Business Commons

Share

COinS