Date of Award

Winter 2-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Hulumtimi i realizuar në kuadër të punimit të diplomës kishte si objektiv përcaktimin e faktorëve te shërbimeve hoteliere të cilët janë vlerësuar nga klientët e anketuar. Vlerësimet e dhëna ofrojnë orientime drejt kaheve dhe pikave ku kualiteti i shërbimeve përkon me nevojat dhe preferencat e klientëve. Metodologjia e përdorur në këtë hulumtim është analizimi i pyetësorëve, shqyrtimi literaturës, vrojtimi direkt dhe metodat krahasuese. Objektivi kryesor i pyetësorëve të shpërndarë është për të kuptuar nevojat, të mbledhur opinionet dhe komentet e klientëve mysafireve, si dhe më e rëndësishmja, për të vlerësuar ata se sa janë të kënaqur me shërbimet e ofruara. Rezultatet e nxjerra nga ky hulumtim kanë treguar një nivel të lartë të kënaqësisë me shumicën e shërbimeve, mirëpo nivel jo korrespondues të besnikërisë së klientëve. Në ketë mospërputhje ndoshta mund të ndikojë edhe tendenca e shtuar e klientëve të cilët në kuadër të ofertave të tregut synojnë fitojnë përvoja të reja si konsumatorë të shërbimeve të ndryshme hoteliere. Hulumtimi konfirmon rendësin e faktorëve social siç janë punëtorët ndihmues, punëtorët të shoqërueshëm, punëtorët të sjellshëm, shërbimi i shpejtë etj., si faktorë tejet të rëndësishëm në nivelin e kënaqësisë së klientëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1966

Included in

Business Commons

Share

COinS