Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Për projektin e temës së diplomës kam përzgjedhur projektimin e objektit të banimit individual, më përkatësisht, projektimin e një ville malore sezonale, e cila i plotëson kushtet në aspektin mjedisor dhe funksional. Ideja ka qenë që kjo villë të jetë sa më ekologjike, të shkaktojë sa më pak ndotje të ambientit dhe konsum sa më të ulët të energjisë, të prodhojë vetë energjinë dhe të tentohet të arrihet niveli më i lartë i efiçiencës duke prodhuar energji, e cila do të mund të kthehet në rrjetin e distribuimit si dhe në rast të mbledhjes së tepruar të energjisë të mund t’a shfrytëzojmë përmes shitjes së saj. Pasi që kjo villë është paraparë të ndërtohet duke bërë sa më pak investime mirëpo në të njejtën kohë të jetë funksionale dhe të ketë lirshmëri në lëvizje, projektimi i saj është zhvilluar vetëm në një etazhitet. Pasi që arkitektura e qëndrueshme në të ardhmen e afërt do të jetë një domosdoshmëri në Kosovë, në mënyrë që natyra të mos vazhdojë të dëmtohet më tutje, është mirë që të fillohet implementimi i saj sa më herët. Gjatë zhvillimit të konceptit është shtruar edhe pyetja për vendosjen e objektit në lokacion. Ideja ka qenë që villa të projektohet në fshatin Makresh, 7km në dalje të qytetit të Gjilanit, në Drejtim të Novobërdës, vend ky i përshtatshëm për ndërtimin dhe zbatimin e sistemit eco-house dhe implementimin e materialeve të riciklueshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.559
Recommended Citation
Arifi, Etlevë, "VILLË MALORE SEZONALE" (2016). Theses and Dissertations. 600.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/600