Date of Award
Fall 11-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN tani e tutje) janë institucionet financiare të cilat janë themeluar nga më shumë se një shtet prandaj janë edhe subjekte të ligjit ndërkombëtar. Udhëheqësit ose Askionarët e tyre janë në përgjithë si qeveritë e shteteve përkatë se gjithashtu edhe institucionet ndërkombëtare si dhe organizatat tjera që ndonjëhere figurojnë si aksionarë. Shumica e këtyre IFN janë krijuar nga shumë shtete megjithëse jane krijuar edhe prej dy shteteve dhe quhen si institucione bilaterale. Shumica e këtyre janë bankat zhvillimore multiraterale. Roli kryesor i këtyre institucioneve është përgjegjësia ndaj nevojave të shteteve në zhvillim si dhe të siguroj rritjen e mundësive që ata e promovojnë të mbërrijnë deri te njerëzit më të varfër të botës. IFN janë burimet kryesore të mbështetjes financiare dhe teknike për shtetet në zhvillim. Megjithatë politikat e këtyre institucioneve janë të përcaktuar kryesisht nga aksionarët kryesor-vendet e pasura që ofrojnë shumicën e kapitalit të tyre dhe jo nga huamarrësit. IFN luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zvogëlimit të rreziqeve të fatkeqësive për të arritur zhvillim të qëndrueshëm si dhe zvogëlimin e varfërisë. IFN kanë ndikim të gjërë në zhvillimin e disa sektorëve kyçe të cilat konsiderohen si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonimik të shteteve. Fusha e zhvillimit ekonomik përfshin procesin dhe politikat me të cilat shteti përmirëson ekonominë, politikat dhe mirëqenien sociale të populatës së vet. Në këtë temë do të shqyrtoj disa nga IFN si dhe rezultatet e tyre në aspektin ekonomik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1977
Recommended Citation
Kotere, Nejme, "NDIKIMI I INSTITUCIONEVE FINANCIARE NDËRKOMBËTARE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK" (2014). Theses and Dissertations. 2409.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2409