Date of Award
Summer 7-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Prokurimi publik është një proces, që ka të bëjë me furnizimin me mallra, kryerjen e shërbimeve dhe ekzekutimin e punëve përmes shfrytëzimit të fondeve publike, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi mbi prokurimin publik.
Si menaxhohet procesi i prokurimit dhe cilat janë përparësitë dhe mangësitë e këtij procesi? Në kuadër të kësaj pyetjeje, si dhe pyetjeve tjera lidhur me menaxhimin e procesit të prokurimit, jemi përpjekur që në këtë punim t’i japim përgjigjet e duhura. Që përgjigjet të jenë më të plota, më profesionale dhe më shkencore kemi konsultuar literaturën bashkëkohore mbi prokurimin. Gjithashtu, për këtë punim kemi konsultuar edhe literaturën online, konkretisht legjislacionin primar për prokurimin publik, duke përfshirë retrospektivën e këtij legjislacioni; legjislacionin sekondar, module të ndryshme trajnimi që kanë të bëjnë me prokurimin publik, si dhe përvojën tonë në fushën e prokurimit publik.
Synimi i këtij punimi është që: (i) të analizohet menaxhimi i procesit të prokurimit dhe (ii) të identifikohen përparësitë dhe mangësitë e këtij procesi.
Rezultat i procesit të prokurimit përveç rritjes së transparencës dhe shpenzimit të parasë publike, është edhe nevoja imediate për avancimin e këtij procesi përmes aplikimit të prokurimit elektronik, si dhe trajnimi në fushë të prokurimt për personelin e OE.
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.2811
Recommended Citation
Krasniqi, Alban, "MENAXHIMI I PROCESIT TË PROKURIMIT (PËRPARËSITË DHE MANGËSITË)" (2014). Theses and Dissertations. 2341.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2341