Date of Award
Fall 10-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Emrush Ujkani
Language
Albanian
Abstract
Zgjodha të drejtën ndërkombëtare duke parë që shumë fenomene midis shteteve po ndodhin dhe po lë shum hapesira diskutimesh . E drejta ndërkombëtare ka nje shtrirje të gjerë ashtu si vetë shtet por sot këto shtete duan më tepër rregullime.
Të gjith shtetet janë të krijuara brenda territorit të tyre,ata gjenden në pushtetin e një sovrani,i cili meret me problematikën e brendëshme të këtij shteti.
Një moment tjetër i vecantë nga ky është kur shtetet dalin në arenën ndërkombëtare,këtu ata
bashkëveprojnë me njëri tjetri.Por problemi qëndron se ndërmjet tyre nuk ka nje sovran,që ti udhëheqi e që të krijoj rregulla ndërmjet tyre.Prandaj rrugët e vetme mbeten negociatat e ndërmjetme .Por kur këto rregulla të vendosura me vullnetin e tyre nuk zbatohen,tejkalohen apo shpërdorohen kush drejton?Pikerisht në këte moment lind nevoja e nje rregullatori ndërkombetar sic është Gjykata Ndërkombetare e drejtësisë.
Po pse po lindin gjithë këto konflikte midis shteteve ? Nje arsye mund të jetë ende përfitimi dhe ambicia e shum shteteve në kurriz të njëri tjetri. Kjo shkakton konfliktin midis tyre që fillimisht lind si një mosmarreveshje e vogël por më pas rritet së tepërmi deri sa shkon në gjykatë . Zgjodha këtë temë “Zgjidha e mosmarrëveshjeve. Roli i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë duke marr shkas nga shum aspekte po më i afërt është ai i rastit të Kosovës që shkoi deri në Gjykatë, duke parë vuajtjet e një populli disa dhjetra
vjeçar për të gëzuar të drejtat e tij që shtypeshin gjithmon. Por drejtësia u vendos dhe çdo gjë shkoi në vendin e saj. Popullit shqipëtar iu kthye nje borxh i marr vite me pare si shume krahina te ndara nder vite midis fqinjeve .
Natyra e këtyre temave të lë mundësinë të njohësh më tepët shtetet dhe politikën ndërkombëtare. Çdo lënde ka intersin e saj por mendoj këto vitet e fundit po gjejmë më teper hapësira te e drejta ndërkombëtare.
Hipotezat
- Çfarë janë negociatat ?
- Cilat janë përgjegjësitë e shtetit?
- Si lindin konfliktet midis shteteve ?
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.387
Recommended Citation
Krasniqi, Bajram, "GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË" (2014). Theses and Dissertations. 391.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/391