Date of Award
Summer 6-2014
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Nita Abrashi
Language
Albanian
Abstract
Duke u nisur nga fakti që klienti është faktori më i rëndësishëm i cdo biznesi qoftë ai publik apo privat, në disa institucione në Kosovë kjo mbetet ende sfida më e madhe tani për tani. Ky material është studim mbi ndikimin e përkujdesit ndaj konsumatorit në institucionet publike dhe ato private. Nga ky studim del se rëndësi më të madhe ndaj klientëve i japin institucione private se ato shoqërore, edhe pse nga ky aspekt mund të themi që institucionet shoqerore e kanë me te rregulluar cështjen e rëndesisë së konsumatorit përmes të politikave institucionale, kodeve të ndryshme (kodi I etikës) dhe urdhëresave administrative kurse institucionet private sidomos biznese të vogla dhe të mesme nuk i kanë të rregulluara me urdhëresa të shkruara mirepo përkujdesja e tyre ndaj konsumatorëve është e nivelit të lartë. Bizneset private të vogla dhe të mesme punëtorët I kanë gjithmonë nën mbikqyrje, dhe pasi që nuk kanë politika të shkruara ata veprojnë sipas mënyrës individuale. Kurse këtë nuk mund të themi për biznese të medha private te cilat sidomos pas luftës kanë filluar që ti bëjnë strategjitë e biznesit të tyre ku në kuadër të strategjive I kanë edhe politikatë e sidomos për përkujdesjen ndaj konsumatorëve pasi që biznesi I tyre varet nga ata.
Në këtë studim diplome do të shtrohet çështja e institucioneve publike dhe atyre private si dhe marrëdhënies së tyre ndaj konsumatorëve
Është me rëndësi për çdo organizatë që të bëj vlerësimin e konsumatorëve të saj. Me qëllim të shquarjes së një organizimi të mirëfillt, organizatave të tilla iu nevoitet që të kënaqin kërkesat e konsumatorëve. Asnjë biznes nuk mund të mbijetoj pa ekzistencën e klientëve dhe të konsumatorëve. Konsumatorët janë njerëzit më të rëndësishëm për një organizatë dhe kjo është arësyeja se pse ata duhet të jenë patjetër të kënaqur me shërbimet dhe produktet e një organizate të caktuar. Përkujdesja ndaj konsumatorëve ka qenë një brengë në rritje për shumë organizata dhe si rrjedhojë kjo çështje nuk është vetëm çështje që shton vlerën e një biznesi por gjithashtu ndikon në shtimin e tyre dhe si rrjedhojë në shtimin e produkteve dhe shërbimeve të një kompanie
DOI
10.33107/ubt-etd.2014.1996
Recommended Citation
Krasniqi, Ylli, "KUJDESI NDAJ KONSUMATORIT NË KOMPANITË PUBLIKE DHE PRIVATE - DALLIMET DHE NGJASHMERITE NE SEKTORIN PUBLIK DHE PRIVAT" (2014). Theses and Dissertations. 2414.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2414