Date of Award
Summer 8-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Science in Mechanical Engineering (MSME)
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Izet Ibrahimi
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i teknikës dhe rritja e kërkesave dhe nevojave, e ka detyruar njeriun të krijoj materiale të reja. Materiale të reja janë edhe materialet kompozite. Kompozitet janë produkte të përbëra nga materiale të gatshme, kryesisht si përzierje, të cilat bashkërisht japin veti të re të tillë që materialet veç e veç nuk i kanë. Njohja, formimi, struktura si dhe përbërja e këtyre materialeve t’ju jep mundësi konstruktorëve dhe inxhinierëve, që t´i përdorin këto materiale dhe teknologji shumë të përsosura. Edhe kompozitet laminare dizajnohen me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të vetive të materialeve, të cilat kanë gjetur aplikim në shumë degë të industrisë, si në: aviacion, elektronikë, kibernetikë, në industrinë ushtarake, mjekësi, etj. Bashkimi i dy apo më shumë materialeve na jep një material me veti shumë më të mira dhe më cilësorë se materialet prej të cilave është krijuar ky material. Modeli më i mirë i kompoziteve laminarie në nivel vendi është: Përfitimi i shiritave transportues në Fabrikën « NewKo-Ballkan L. L.C », në Suharekë. Procesi i përfitimit të shiritave transportues, është një proces teknologjik mjaftë i gjatë. Ky proces në Fabrikën « NewKo - Ballkan L.L.C» fillon në repartin:
a) Ballbo-Pëlhurat teknike. Ky proces kalon nëpër disa faza: Dredhja – Endja – Thurja e fijeve – Impregnimi;
b) Pregaditja e materialit. Përfitimi i gomës, pasurimi i gomës, plastifikimi i gomës, gomirimi i pëlhurave;
c) Konfeksionimi. Ngjitja (palosja) e shtresave, skajet e shiritit, shtresa punuese, shtresa jo punuese;
d) Vullkanizimi. Vullkanizimi është proces përfundimtarë i cili shiritit transportues i jep veti dhe cilësi të garantuara për përdorim. Provat dhe analizat që bëhen në laboratorin e fabrikës, i vërtetojnë dhe dokumentojnë kërkesat e shfrytëzuesve të cilat janë sipas standardeve ISO. Konstruksionet e ditëve të sotme duhet të jenë të lehta, të qëndrueshme, të besueshme, të lira, dhe më të bukura se dikur.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.241
Recommended Citation
Haziraj, Hilmi, "KOMPOZITET LAMINARE DHE ROLI I TYRE NË AVANCIMIN E PERFORMANCËS SË SHIRITAVE TRANSPORTUES" (2018). Theses and Dissertations. 244.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/244