Date of Award
Winter 2-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Shtëpia në kuptimin objektiv është një strehë, një ndërtesë ose një strukturë e cila zakonisht shërben si vendbanim. Nuk është thjesht një vend fizik, ajo nuk është ku ne jemi, por kush ne jemi. Është një vend ku ndjehemi se i përkasim dhe ku mund të jemi vetvetja dhe me të cilën krijojmë një lloj lidhje emocionale. Nisur nga kjo secili njeri ka të drejtë ta ketë një vend që ta quaj shtëpi.
Banimi social është një term që i referohet banesave me qira të cilat mund të jenë në pronësi dhe të menaxhuara nga shteti, zakonisht me qëllim të sigurimit të strehimit të përballueshëm e që mund të shihet gjithashtu si një mjet i mundshëm për pabarazinë në strehim. Megjithëse qëllimi i përbashkët i strehimit publik është që të sigurojë strehim të përballueshëm, me fjalë të tjera, strehimi social është një pjesë vitale e përbërjes së vendit tonë. Qëllimi kryesor është sigurimi i një ambienti për banim dhe punë përmes konceptit biofilik, ku si ndërthurje e ambientit natyror me atë të banimit, banorët kultivojnë vetë ushqimin dhe zhvillojnë aktivitete pune brenda dhe jashtë lagjes, duke minimizuar pabarazinë, delikuencën dhe njëherit duke e rritur kualitetin e jetës përmes arkitekturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ku natyra dhe ambienti i ndërtuar ndërveprojnë në mënyrë aktive.
Arsyeja pse e kam zgjedhur pikërisht këtë temë është sepse mendoj se kjo shtresë e shoqërisë është pjesa më e ndjeshme e cila në shumicën e rasteve neglizhohet dhe nuk i kushtohet rëndësia e duhur. Edhe në rastet kur bëhet një zgjidhje, përsëri ka një mori problemesh të pamenduara gjatë zgjidhjes. Me këtë projekt mendoj të plotësoj të gjitha kushtet (jo vetëm minimale) të këtyre banorëve për një jetë sa më te shëndetshme dhe në të njëjtën kohë shpresoj që të shpërndaj një lloj informacioni që synon të kundërshtojë perceptimet negative dhe të pasakta në lidhje me strehimin social.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.626
Recommended Citation
Haziri, Besa, "BANIM I INTEGRUAR SOCIAL" (2018). Theses and Dissertations. 641.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/641