Date of Award

Winter 1-2011

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Arton Celina

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi është spjegimi i ndikimit të sistemit tatimor në biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë këtij hulumtimi do të përqëndrohem kryesisht në ndikimin e normave tatimore në Kosovë dhe intervistat e bëra për këtë hulumtim që në focus do të jetë tatimi në fitim, i cili ka një rëndësi të madhe në ndikimin e afarizmit të bizneseve. Shumë është e rëndësishme të kuptohet funksionimi i sistemit tatimor sepse është një komponentë që ndikon në të gjitha bizneset si dhe në zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi. Edhe pse ky tatim është i vendosur në numrin më të madh të sistemeve tatimore, tatimi në fitim akoma është temë diskutimi dhe se konsiderohet si një lloj i veçantë i sigurimit të tatimit në të gjitha të ardhurat, si te personat fizik ashtu edhe në të ardhurat e bizneseve.

Hulumtimi paraqet Kosovën e pasluftës dhe ndërtimin e sistemit tatimor në përgjithësi, qëllimin, si dhe synimet e qeverisë që në të ardhmen të krijoj mundësinë e investimeve të huaja në Kosovë, mundësinë e zhvillimit të bizneseve përmes reformave të reja në sistemin tatimor, rritjen e numrit të të punësuarve, uljen e inflacionit e gjithë këtë me qëllim të mbajtjes së stabilitetit ekonomik. Në këtë hulumtim do të përqëndrohem kryesisht në ndikimin e tatimit në fitim, pasi që fitimi është rezultat përfundimtar i një biznesi i cili tatimohet nga autoritetet përkatëse të cilat me norma ligjore e kanë përcaktuar edhe normën adekuate të tatimit.

Qëllimi i këtij materiali është që përmes intervistave të nxjerrë edhe mendime dhe ide si dhe të debatohet lidhur me tatimet të cilat aplikohen në Kosovë, për mangësitë dhe përparësitë si dhe për reformimin e tyre me qëllim të arritjes së eficiencës ekonomike. Gjithashtu do të perpiqem që gjatë këtij punimi të paraqes edhe efektet pozitive të tatimit në fitim të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e bizneseve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit në tërësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2011.2066

Included in

Business Commons

Share

COinS