Date of Award
Fall 11-2011
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Arton Celina
Language
Albanian
Abstract
Duke e ditur se institucionet financiare kanë ndikim shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi ne kemi vendosur që të marrim për temë të diplomës dhe ta shqyrtojmë më shumë në mënyrë që të kuptojmë rreth kësaj teme si dhe të sqarojmë kuptimin e tyre. Ne gjatë studimit të temës Institucionet financiare dhe ndikimi në ekonomi kemi mësuar për funksionet e tyre kryesore, llojet e institucioneve financiare dhe ndikimin e bankës qendrore që ka në to. Gjatë shqyrtimit të kësaj teme ne kemi mësuar edhe për institucionet financiare jobankare, Organizatat financiare ndërkombëtare, Organizatat financiare Regjionale etj.
7 Në këtë temë kemi mësuar edhe për sistemin bankar në Kosovë, bankat komerciale të cilat zhvillojnë veprimtarin e tyre mjaft profitabile në Kosovë, bankat me kapital vendor dhe të huaj. Bankat në Kosovë edhe pse kanë kamatat mjaft të larta dhe pretendojnë që kanë rrezik të madh në Kosovë ato për nëntë mujorin e parë të 2011 kanë fituar një profit të paster prej 25 milion Euro. Fitimi i bankave në 9- mujor është për rreth 11 milionë euro më i lartë për tre muajt e fundit, nga gjysma e parë e këtij viti, pasi që deri në qershor ato kishin fituar 14.9 milionë euro. Fitimet më të larta për periudhën janar-shtator 2011 i ka shënuar Pro Credit Bank prej 10.1 milionë euro, e pasuar nga Raiffeisen Bank me 7.6 milionë euro, NLB Prishtina 3.3 milionë euro, TEB 1.7 milion euro, Banka Ekonomike 1.1 milion euro, Banka për Biznes 523 mijë euro, 119 mijë euro Banka Kombëtare Tregtare dhe 23 mijë euro i ka fituar dega në Kosovë e Komercialna Bankës të Serbisë, e cila operon kryesisht në vendbanimet serbe në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2011.2094
Recommended Citation
Kurtishi, Samire, "Institucionet financiare dhe ndikimi në ekonominë globale" (2011). Theses and Dissertations. 2537.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2537