Date of Award
Fall 11-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim na ofron një pamje të përgjithshme se si duken raportimet dhe konkluzionet në auditim.
Auditimi ka karakter korrigjues sepse me këtë korrigjohet diçka qe është bërë e qe nuk ka qenë ne rregull gjatë veprimtarisë afariste te një subjekti ekonomik –juridik.
Pasi filluan të ndodhin parregullsi të shumta investitorët e humben besimin në qeverisjen e korporatave dhe të raportimit, si rezultat i këtij fakti u paraqit nevoja që dikush të bëj kontrollin e të gjitha veprimtarive qe mund të ndodhin në një ndërmarrje apo në ndonjë institucion tjetër.
Ne këtë punim jam munduar të tregoj çka është auditimi, definicioni i tij, llojet e auditimit, dhe se çka duhet të përmbaj një raport të cilin e përpilon auditori .
E kemi cekur më poshtë se ekzistojnë disa lloje të auditimi e qe ato janë: Sipas trupit që e udhëheq auditimin ( auditimi ekstern dhe auditimi interno), sipas objektivit të hulumtimit (auditimi i afarizmit dhe auditimi pasqyrave financiare), auditimi i pasqyrave financiare ( auditimi komercial dhe auditimi shtetëror).
Në pika të shkurta një raport duhet të përmbaj: përmbledhje ekzekutive, hyrja, qëllimi dhe fushëveprimi i auditimit, rezultatet, të gjeturat, konkluzionet, rekomandimet, raporti vjetor, etj.
Po ashtu vlen të ceket që një auditim i jep përdoruesve të pasqyrave financiare një siguri të arsyeshme mbi vërtetësin dhe sinqeritetin e pasqyrave financiare, ky raport nuk garanton qe pasqyrat financiare janë të sakta por që janë të vëreteta dhe të sinqerat. Ligji u jap auditorëve edhe të drejta dhe detyra një gjë e tillë i lejojnë auditoret të kenë fuqi të mjaftueshme të kryen një auditim të pavarur dhe efektiv.
Pra më një fjalë në këtë punim janë munduar të përshkruaj komplet punën e një auditori.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2090
Recommended Citation
Hajredini, Resmije, "KONKLUZATA DHE RAPORTIMET NË AUDITIM" (2013). Theses and Dissertations. 2490.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2490