Date of Award

Fall 11-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Eksporti nënkupton transportimin e të mirave materiale prej një vendi në një tjetër në mënyrë legjitime dhe sipas rregullave e standardeve të vendeve pjesëmarrëse.Me import kuptojmë blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme nga vendet tjera. Përmes importit bëhet furnizimi me të mirat materiale deri te të cilat nuk mund të arrihet në një mënyrë tjetër.

Top vendet nga të cilat importon Kosova janë: Gjermania, Maqedonia, Serbia, Italia, Turqia, Kina, Shqipëria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Kroacia.Vendet në të cilat Kosova eksporton janë: Italia, Shqipëria, Maqedonia, India, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, Serbia, Turqia dhe Kina.

Indikatorët statistikor të cilët i përdorim gjatë këtij punimi janë: varianca, devijimi standard, regresioni dhe korrelacioni. Varianca paraqet madhësinë mesatare të shmangieve të të dhënave (varianteve) në katror nga mesatarja aritmetike. Devijimi standard paraqet vlerën e rrënjës katrore të madhërisë së vaiancës.Regresioni hulumton ndikimin e ndërrimit të vlerës së variablës së pavarur në vlerën e variabiles së varur.Koeficienti i korrelacionit është shprehja e cila në mënyre numerike paraqet shkallën dhe intensitetin e lidhjeve në mes të fenomeneve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.2085

Included in

Business Commons

Share

COinS