Date of Award

Spring 3-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albanian

Abstract

Pasi që nevojat dhe varësia e njerëzve dhe veçanërisht ndërmarrjeve biznesore për qasje në sa më shumë aplikacione/ informacione për të ofruar /marrë shërbime po rritet vazhdimisht. Po ashtu nevojitet që këto shërbime të jenë të disponueshme në pajisje si kompjuter lokal, telefona të mençur e që mund të mos kenë kapacitete të mëdha procesuese e as hapësirë. Andaj ofrohet mundësia që shumica e aplikacioneve dhe informacioneve që janë të instaluara në kompjuterët, server lokal të kalojnë në Cloud Computing. Kjo teknologji e re kësisoj mundëson që të dhënat të ruhen në serverë që janë të shpërndarë gjeografikisht kudo nëpër botë. Po ashtu kjo teknologji ofron qasje të shpejtë në ato informacione pavarësisht nga pajisjet lokale. Andaj një studim në këtë fushë paraqet një përpjekje për të shfaqur potencialin e madh që ka kjo teknologji në industrinë e TI-së. Po ashtu ky studim do të vetëdijesoi ata që duan këto shërbime dhe nuk ju besojnë shumë reklamave të ofertuesve të Cloud Computing. Ky punim studimor është i orientuar të paraqes një studim bazik hulumtues se cilat janë të mirat e kalimit në Cloud Computing, cilët operatorë të kësaj teknologjie aktualisht ofrojnë këtë shërbim, aplikacionet që funksionojnë, përkrahja, platforma, siguria, produktiviteti, përparësitë dhe të metat si dhe rreziqet që duhet të merren patjetër në konsideratë. Po ashtu do të shtjellojmë edhe kufizimet aktuale dhe zhvillimet që kanë qëllim përmirësime të dukshme të kësaj teknologjie sidomos në ruajtjen e konfidencialiteti të dhënave personale dhe mbrojtës kundër keqpërdorimeve të këtyre të dhënave. Si dhe do të japim edhe rekomandime për përmirësimet në aspektin e sigurisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1614

Share

COinS