Date of Award

Fall 10-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Çështja e promovimit të investimeve në secilin vend por edhe në Republikën e Kosovës është një çështje e cila vazhdon të jetë shumë e debatuar. Ekonomia e Kosovës e pasluftës ka kaluar nëpër procesin e privatizimit të ndërmarrjeve të veta shoqërore dhe publike. Kjo gjë në një mënyrë i ka hapur rrugë zhvillimit të ekonomisë së tregut të lirë respektivisht kalimit nga ekonomia e planifikuar në atë të tregut të lirë. Një kalim i tillë nga njëra formë e zhvillimit ekonomikë në një form tjetër merr emertimin e një ekonomie në tranzicion

Rrjedhimisht në zhvillimin ekonomikë të vendeve të cilat gjinden në tranzicion sikur që është edhe Republika e Kosovës gati është e pashmangshsme thithja e investimve nga jasht. Prandaj shpeshëherë rritja ekonomike e një vendi varet shume nga investimet direkte të huaja.

Megjithatë për të ardhur deri të një gjë e tillë nevojitet në rend të parë krijimi i një klimë respektivisht të një ambienti të mirëfillt të zhvillimit ekonomik nëpërmje të cilët do të bëhëj mbrojtja e investitorëve të huaj.

Njëkohesisht duhët të krijohen institucione të cilat do të mirren më promovimin e investimeve të huaja direkte. Kjo kërkon që krahas themelimit të institucioneve duhët edhe krijohen kapacitete të mirefillat institucionale të cilët do jenë në gjendje të bartin mbi supet e veta përgjegjësin e promovimit të investimeve të huaja.

Prandaj në këtë temë do të shqyrtojm disa nga aspketet të cilat ndërlidhen me promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës duke u fokusar në veqanti në ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.2078

Included in

Business Commons

Share

COinS