Date of Award

Summer 7-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Përgjatë rrugëtimit tim studiues, veçanërisht në vitin e dytë dhe të tretë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit per Biznes dhe Teknologji, kam mësuar lëndët që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian. Këto lëndë studimi, në bashkëveprim me kushtet dhe rrethanat e kohës, me ngjallën interesim të madh dhe përkushtim të vaçantë, për t’i thelluar studimet në këtë sferë.

Arsyea tjetër, pse kam vendosur që tema e punimit të diplomës të jetë CFSP, si një fushë shumë e rëndësishme e BE-së, e cila perveç që është relativisht e re, më është dukur mjaft atraktive edhe per faktin se një ndër sporvat dhe sfidat e para të drejtpërdrejta të saj, ka qenë lufta në Kosovë.

Edhe tash, më se një dekadë më vonë, Kosova vazhdon të jetë objektiv i rëndësishëm i BE-së, në leminë e CFSP- së dhe determinuese e proceseve të zhvillimit, në Kosovë.

Ndërthurrja e fakteve historike, me ngjarjet e kohës, janë sintetizuar në tërë këtë punim dhe kanë shërbyer edhe për nxerrjen e përfundimeve.

Studimet dhe hulumtimet e bëra, mbi Bashkmin Evropian, e ne veçanti per Institucionet dhe Politikat e BE-së, shpresoj të jenë bëzë e mirë, për vazhdimin e studimeve të mëtejme teorike dhe për zbatimin e tyre në praktikë, në politikën kosovare si realitet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.381

Included in

Law Commons

Share

COinS