Date of Award
Winter 2-2013
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Të gjithë ne jemi konsumatorë të cilët me çdo kusht mundohemi t’i kënaqim nevojat dhe dëshirat tona. Në kohën kur të gjithë jemi të ekspozuar ndaj medieve, në një formë apo tjetër, kompleksiteti i zgjedhjes veç sa vjen dhe rritet. Në tërë këtë spektër mundësish qëllimi ynë kyç është të bëjmë përzgjedhjen e duhur me mjete të arsyeshme.
Rëndësia për ta kuptuar lidhjen dhe ndikimin e reklamës në sjelljen e konsumatorit si dhe bashkëveprimi i këtyre dy elementeve do të jenë tema kyçe e këtij punimi.
Konsumatori është faktori kyç në botën e marketingut dhe sjellja e tij në treg dhe ndaj produkteve e diktojnë mënyrën e paraqitjes së atij produkti. Plotësimi i nevojës së konsumatorëve, shijes së tyre dhe kënaqësisë është motiv i secilit marketer. Sjellja e konsumatorëve ngërthen shumë faktorë dhe të gjithë ata ndryshojnë bazuar në elemente të ndryshme.
Në anën tjetër, askush nuk mund ta mohoj rëndësinë e komunikimit drejtë konsumatorëve- reklamës, e aq më tepër sot, kur jetojmë në epokën informative dhe ajo çfarë do të thuhet duhet bërë shkurtë dhe qartë. Asgjë nuk e paraqet një produkt në mënyrë më te kompletuar sesa një reklamë. Ajo luan rol të madh në shitjen e një produkti dhe dikton jetëgjatësinë e një produkti në treg.
Ky punim do të jap një pasqyrë të kombinuar të ndikimit të reklamës në sjelljen e konsumatorëve në botë dhe në Kosovë dhe kështu do të tregojmë sa të rëndësishme janë reklamat dhe në anën tjetër si pranohen ato nga konsumatori vendor.
Përmes shqyrtimit të teksteve bashkëkohore lidhur me konsumatorin dhe sjelljen e tij, dhe në anën tjetër reklamës si një ndër elementet e marketingut do të fitojmë mjaftë dituri teorike për të vazhduar tutje me pjesën praktike të punimit - vlerësimin e konsumatorëve kosovar ndaj këtij mjeti të fuqishëm të marketingut – pra, reklamës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2013.2114
Recommended Citation
Hamza, Xheneta, "NDIKIMI I REKLAMËS NË SJELLJEN E KONSUMATORËVE" (2013). Theses and Dissertations. 2539.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2539