Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Menaxhimi i rrezikut në bankë përcakton tërë grupin e rrezikut në menaxhimin e proceseve dhe modeleve që u mundësojnë bankave të zbatojnë politikat dhe praktikat e bazuara në rrezik. Ato mbulojnë të gjitha teknikat dhe mjetet e menaxhimit që kërkohen për matjen, monitorimin dhe kontrollin e rreziqeve. Spektri i modeleve dhe i proceseve shtrihet në të gjitha rreziqet: rreziku i kredisë, rreziku i tregut, rreziku i normës së interesit, rreziku i likuiditetit dhe rreziku operacional, duke përmendur vetëm fushat kryesore. Në përgjithësi, rreziku përcakton çdo pasiguri që mund të shkaktojë humbje. Politikat dhe praktikat e rrezikut kanë një qëllim të përbashkët: rritjen e profilit të rrezikut-kthimit e porto folit të bankës. Risi në këtë fushë është zgjerimi gradual i masave të reja të rrezikut të vlerësuara për të gjitha kategoritë e rreziqeve, duke ofruar pikëpamje të reja mbi rreziqet, përveç treguesve cilësorë të rreziqeve.

Lëvizjet drejt praktikave të bazuara në rrezik u përshpejtua në vitet e fundit dhe tani shtrihet në të gjithë industrinë bankare. Arsyet bazë janë: bankat kanë nxitje të mëdha për të lëvizur me shpejtësi në atë drejtim; rregulloret hartuan udhëzimet për matjen e rrezikut dhe për përcaktimin e kapitalit të bazuar në rrezik (kapital); ‘kutia e veglave apo tool-box’ e menaxhimit të rrezikut të modeleve të pasuruara në mënyrë të konsiderueshme, për të gjitha llojet e rreziqeve, sigurimin e mjeteve që mundësojnë marrjen e masave të rrezikut dhe integrimin e tyre në proceset bankare.

Për shkak të rëndësisë së ruajtjes se një sistemi bankar të shëndosh dhe sigurt, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK-ja) si autoritet licencues, mbikëqyrës dhe rregullues i sistemit financiar në vend, nëpërmjet drejtoratit të mbikëqyrjes bankare kryen ekzaminimin e bankave, me qëllim të vlerësimit të rreziqeve bankare dhe mënyrës së menaxhimit të tyre nga bankat.

Qëllimi i BQK-se është që vlerësojë se bankat a janë duke aplikuar praktika të shëndosha dhe të sigurta bankare në menaxhimin e rreziqeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2806

Included in

Business Commons

Share

COinS