Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Arianit Jakupi
Language
Albanian
Abstract
Çështje të ndryshme etike të hasura në praktikën e përditshme të infermierisë marrin pak vëmëndje nga studiuesit, por mund të prodhojnë një mjedis pune stresues për infermierët. Ky studim cilësor u krijua për të eksploruar çështjet etike me të cilat përballen infermierët në praktikën e tyre dhe për të identifikuar boshllëqet duke përdorur kornizën e kodit etik. Studimi u krye në spitalin e Prizrenit, në repartin gjinekologjik. U zhvilluan diskutime me punonjësit dhe ekipin e punës. Analiza e diskutimeve identifikoi tre tema, përkatësisht; përgjegjësia e kompromentuar profesionale ndaj pacientit, sjellja jo-bashkëpunuese e kolegëve dhe imazhi i dobët i një infermieri/je në shoqëri. Infermierët raportuan se ata nuk ishin në gjendje të vepronin plotësisht sipas kodit për shkak të shumë kufizimeve në praktikën klinike.
Arsyet e identifikuara nga të anketuarit ishin konflikti në procedurat e pranimit në spital të pacientëve, mungesa e ilaçeve, konflikti në dhënien pëlqimit, akuzat e rrema nga pacientët, çekuilibrimi i kujdesit, kujdesi i kompromentuar infermierieror dhe mungesa e komoditeteve, pritjet e pacientit dhe barrierat kulturore. Për më tepër, ndonjëherë puna e dobët në ekip dhe ngarkesa e pabarabartë e punës të infermierit u shtuan sfidave në vendin e punës.
Me aq sa informacion kam ky është studimi i parë i këtij lloji, i cili specifikon çështjet etike në praktikën e infermierëve në repartin gjinekologjik në Spitalin e Prizrenit. Infermierët përgjithësisht ishin të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre etike, por hasnin probleme në praktikimin e tyre si pasojë e shumë pengesave dhe barrierave. Gjetjet e këtij studimi nuk mund të përgjithësohen për të gjithë ekipet e punës dhe për të gjithë repartet apo spitalet në Kosovë, por të dhënat e mbledhura japin sugjerime dhe shpjegime për vështirësitë me të cilat përballen shumë infermierë në vendin tonë gjatë punës së tyre të përditshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2842
Recommended Citation
Xhaferi, Mirseta, "QËNDRIMI ETIK NDAJ PACIENTËVE NË REPARTIN GJINEKOLOGJIK NË SPITALIN E PRIZRENIT" (2021). Theses and Dissertations. 2603.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2603