Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Integrated Design
First Advisor
Sezgin Bojnik
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi për tu identifikuar me simbole është një veti e zakonshme që nga vitet e mëhershme. Aty ku mund të interpretohen çështjet themelore të komunikimit vizual, më grafikisht duke e braktisur qasjen e interpretimit fjalë për fjalë. Nëse mënyra grafike përkthehet në atë mënyrë që përçon mesazhe vizuale, bindëse, imagjinative dhe memorizuese atëherë duhet ndjekur drejtimi i duhur i saj.
Identiteti vizual është një temë dhe çështje kryesore që duhet dizajnuar me konsulta të shumta dhe analiza dhe propozime të njëpasnjëshme. Ky punim synon që të identifikojë një vendbanim shumëvjeqarë nga rrethanat që ka hasur dhe vazhdon ende të ballafaqohet me shumë probleme të identifikimit. Në mënyrë të veçantë zhvillohet e gjithë historia e vendit me tradita dhe fryma të ndryshme të artit e deri tek përçarja dhe jo menaxhimi i mirë i tyre.
Për të kuptuar më mirë zhvillimin e projektit dhe për të pranuar situatën aktuale, janë bërë shtjellime të traditës së vendit, zbërthimi i ikonave identifikuese të emblemës e cila identifikon qytetin e Ferizajt. Pra një mënyrë e re e të jetuarit, me një vështrim drejt së ardhmës është qëllimi i projektit të ridizajnimit të identitetit duke u bazuar nga fillesat e këtij vendbanimi. Koncepti i projektit përfshin shumë kritere të dizajnit, rregulla të shkencave që mirren posaqërisht me studimin e emblemave dhe flamurëve dhe shtjellimin e gjithë historisë së qytetit deri tek ditët e sotme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2820
Recommended Citation
Miftari, Kaltrina, "RIDIZAJNIMI I EMBLEMËS SË FERIZAJT ME FRYMË MODERNISTE" (2021). Theses and Dissertations. 2574.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2574