Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Shkëlqim Berisha

Language

Albanian

Abstract

Të mësosh diçka të re dhe të mos e harrosh atë është një aftësi që çdokush e dëshiron. Ka të atillë që e kanë këtë aftësi dhe arrijnë të mbajnë në mend për një kohë të gjatë atë që kanë mësuar, por ka edhe të atillë që pas një kohe të shkurtër harrojnë atë që sapo kanë mësuar. Me anë të përsëritjeve të kohëpaskohshme, të rilexojnë pas një kohe të caktuar atë që kanë mësuar, këta të fundit mund të përmirësojnë metodën e tyre të mësimit dhe në këtë mënyrë gjërat e reja të sapomësuara mund t’i mbajnë në mend më gjatë dhe t’i kujtojnë më lehtë.

Sipas studimeve, një informatë e re humb pas një kohe nëse nuk ka përpjekje për ta rikujtuar atë. Pra, nëse ne nuk e kujtojmë ose nuk e rilexojmë këtë informatë, pas disa ditëve ose javëve ne do ta kemi shumë të vështirë ta rikujtojmë atë. Problem i vërtetë për nxënësit dhe studentët, pasi për gjërat që mësojnë brenda një viti apo semestri, vështirë që do të kenë mundësinë t’i rikujtojnë ato kohë pas kohe dhe kështu do të përfundojnë të harruara.

Ky përmirësim i metodës së mësimit përmes përsëritjeve së kohëpaskohshme arrihet përmes një aplikacioni në platformat ueb dhe “mobile” i cili do të kërkojë nga përdoruesit të shënojnë një pyetje dhe përgjigje për gjërat e reja që kanë mësuar, dhe kohë pas kohe do të kërkojë nga ata të rilexojnë pyetjet që kanë shënuar për informatën e caktuar dhe të vleresojnë vetveten se janë në gjendje të kujtojnë dhe t’i përgjigjen pyetjes së informatës që kanë mësuar. Në rastin që përdoruesi mban në mend përgjigjen, atëherë aplikacioni do të pyesë prapë për të njëjtën pyetje pas një intervali më të gjatë kohor (dite, jave apo muaji), kurse në rastin që përdoruesi nuk arrin të kujtojë përgjigjen e pyetjes, përdoruesi do të lexojë atë dhe aplikacioni do t’i kërkojë atij të përgjigjet përsëri pas një ose më shumë ditëve.

Në këtë mënyrë përdoruesi kohë pas kohe do të rikujtojë informatën që ka mësuar dhe kështu do ta mbajë atë në mend për një kohë më të gjatë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2838

Share

COinS