Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerim Zylfiu

Language

Albanian

Abstract

Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një dyqani online librash që lejon përdoruesit të kërkojnë dhe blejnë një libër në internet bazuar në titullin, autorin dhe subjektin. Në procesin e përmirësimit të standardit të jetesës së njerëzve, kërkesat e njerëzve për cilësinë dhe efikasitetin e jetës janë më të larta. Një shqetësim rreth librarisë tradicionale është shfaqur gradualisht kur libraria online gradualisht ka filluar të përdoret në publik. Libraria në internet është një revolucion i industrisë së librit. Koha, adresa dhe hapësira e funksionimit të librarive tradicionale është e kufizuar, kështu që llojet e librave dhe gjetja e tyre kanë marrë një shkallë të kufizimit. Por libraria në internet theu mënyrën e menaxhimit të librarisë tradicionale.

Në sistemin tonë librat e zgjedhur shfaqen në një format tabelare ku përdoruesi mund t’i shfletosë dhe ti porosis. Përdoruesi mund të identifikohet duke përdorur detajet e llogarisë së tij ose klientët e rinj mund të krijojnë një llogari shumë shpejt. Ata duhet të japin detajet si emrin, një email për tu lloguar dhe adresësn e vendbanimit për transportin e librave pas porosisë. Librat janë të ndarë në shumë kategori bazuar në tema të ndryshme. Administratori do të ketë funksione shtesë kur krahasohet me përdoruesin e zakonshëm.Ai mund të shtojë, fshijë dhe azhurnojë detajet e librit, kategoritë e librit, informacionin e anëtarit etj.

Gjatë zhvillimit të këtij punimi do të njoftoheni fillimisht për problemet, mbi të cilat është ndërtuar ky hulumtim, ku si zgjedhje për këto probleme mundësohen nga sistemi ynë.

Në vazhdim të hulumtimit do të keni mundësinë të kuptoni rreth teknologjive me të cilat është zhvilluar ky sistem, si dhe për integrimin, përdorimin,organizimin e proceseve për përmisimin e menaxhimit të shitjes së librave në internet.

Si përfundim kemi arritur që të krijojmë një sistem shumë efektiv, ku përdoruesi me anë të kësaj faqe në internet, mund të porosis një libër në vend që të dalë në një dyqan librash dhe të humbasë kohë.

Me anë të sistemeve që bazohen në softuer mundësohet përmisimi i performancës së kompanive të ndryshme ku shanset për sukses janë shumë më të mëdha. Ato ndihmojnë që çdo gjë të jetë nën kontrollë gjë që me sistemet manuale mund të mos ishte.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2822

Share

COinS