Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Department
Law
First Advisor
Altin Maliqi
Language
Albanian
Abstract
Markat Tregtare janë sot një nga produktet më të përdorshme dhe të tregtueshme në mbarë tregjet globale. E parë në këndvështrimin e njërit nga asetet më të rëndësishme pronësore të Pronësisë Industriale, në të gjitha legjislacionet e vendeve, anembanë botës Marka Tregtare gjen mbrojtje ligjore shumë të ngjashme e cila jo vetëm i jep garanci mbajtësve të të drejtave, por nxit më së shumti krijimin e tyre në mbarë rruzullin. Aktualisht, Marka Tregtare edhe në Kosovë zë një vend mjaft të rëndësishëm në veprimtarinë tregtare, si dhe në veprimtarinë e Agjencisë të Pronësisë Industriale të Kosovës, si institucioni përgjegjës që merret me regjistrimin dhe legjitimitetin e krijimtarisë industriale në vend.
Një vëmendje e veçantë tregohet në aspektin e dallimit midis rëndësisë që i japin vende të ndryshme Markës Tregtare si p.sh. Amerika, ku rregullimit ligjor të Markave Tregtare, ku legjislacioni dhe institucionet që legjitimojnë dhe garantojnë mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale të SHBA-së, përqendrohen tek Marka Tregtare si një nga asetet më të qarkullueshme dhe që i gjenerojnë lehtësisht fitime të gjitha llojeve të biznesit, që nga biznesi individual, personat fizikë, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe deri tek bizneset e mëdha dhe korporatat. Si e tillë, Marka Tregtare gëzon sot vëmendjen e të gjitha strukturave shtetërore dhe organizmave me karakter ndërkombëtar si WIPO, OBT, dhe shumë marrëveshjeve ndërkombëtare që garantojnë liri qarkullimi të aseteve pronësore industriale dhe gjithashtu kanë unifikuar të gjitha praktikat e mbrojtjes dhe fitimit të të drejtave në rastet e shkeljes të të drejtave të tyre.
Gjithashtu, edhe në drejtim të sistemit gjyqësor që aplikon proceset e gjykimit ndaj të gjitha shkeljeve të të drejtave pronësore për pronësinë intelektuale në Kosovë, dita ditës po tregohet një rritje e vëmendjes dhe praktikave në zbatim të ligjeve aktuale të fushës. Krahasuar kjo me sistemet ndërkombëtare të gjykimit për çështje të pronësisë intelektuale, edhe sistemi ynë ka avancime të kënaqshme në këtë disiplinë të re të së drejtës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2818
Recommended Citation
Beloshi, Vendon, ""MARKA TREGTARE, KONCEPTIMI DHE RREGULLIMI NDËRKOMBËTAR SI ASET I PRONËSISË INDUSTRIALE”" (2021). Theses and Dissertations. 2576.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2576